Çfarë porosie do t’i shkruani pas takimit të parë?

12:40 / 10.01.2013

Tashmë nuk është i rëndësishëm përshtypja e parë që lini në takimin e parë, por edhe çfarë porosie do t'i dërgoni palës tjetër me të arritur në shtëpi. Një fjalë jo e duhur mund t'ju përjashtojë nga loja.

Cilën SMS porosi është më së vështiri ta shkruani? Atë që e dërgoni pas takimit të parë me personin që ju pëlqen. Sipas një hulumtimi, britanikëve u nevojiten 14 minuta e gjysmë për ta thurur porosinë e parë pas takimit të parë.

Hulumtimi me të cilin ishte marrë "Match.com" tregon se një e treta e të anketuarve kanë frikë se do të refuzohen nga ana tjetër, nëse nuk zgjedhin fjalët e duhura. Partnerët, po ashtu, nuk pëlqejnë kur marrin porosinë e dytë para se ta kthejnë të parën si dhe përdorimi i tepërt i "smile" i irriton ata.

Mos tregoni emocione të forta dhe gjeni mënyra simpatike ta tregoni se sa të lumtur jeni që e keni takuar.

Pesë rregulla për sms të suksesshëm pas takimit të parë:
1. Porositë duhet të jenë tërheqëse,
2. Jini misterioz/e. Nuk keni pse t'i përgjigjeni secilës porosi.
3. Ngarkesa e tepërt e porosisë nuk lë përshtypje pozitive për ju.
4. Dërgoni vetëm një porosi të parë dhe me durim prisni përgjigjen. Kurrë mos dërgo porosinë: A e keni pranuar porosinë time?
5. Jini zbavitës.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.