Çfarë sollën hulumtimet për dashurinë dhe martesën në vitin 2012?

10:11 / 5.01.2013

Hulumtimet e vitit që posa e lamë pas, e që për temë kishin martesën dhe dashurinë, na sollën rezultate krejt të papritura, si për shembull që faza e muajit të mjaltit nuk ekziston, ndarja e punëve të shtëpisë shkakton shkurorëzim apo ndarje, personat e martuar jetojnë më gjatë dhe më shpesh janë të punësuar, e femrat kërkojnë që meshkujt t'u propozojnë...

Paniku para martesës mund të jetë shenjë se do të ndaheni
Trema para martesës është e shpeshtë, së paku një partner nga dy të tretat e çifteve e ndjen, ka treguar hulumtimi i kryer në Los Angeles. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se 12% e çifteve, prej të cilëve së paku njëri bashkëshort ka ndier panikun e frikës, ishin ndarë para katërvjetorit të martesës. Numri i çifteve të ndara ishte edhe më i madh në rastet kur ishin femrat ato që kishin tremë para martesës.

Martesa përmirëson shanset për mbijetesë me rastin e operimit të zemrës
Sipas revistës "Health and social behavior" të muajit mars, njerëzit që kanë nevojë ta operojnë zemrën kanë më shumë gjasa për të mbijetuar po qe se janë të martuar. Përmes hulumtimit është zbuluar se pacientët që kanë të vendosur një stimulues kardiak dyfish më shumë kanë gjasa për të mbijetuar në krahasim me ata që nuk janë në martesë. Shkencëtarët po ashtu mendojnë se si përkrahja e partnerit luan rol të madh në shërim.

Femrat edhe më tutje dëshmojnë që meshkujt t’iu propozojnë atyre
Shkencëtarët nga universiteti në Kaliforni kanë kryer një hulumtim me studentet e tyre dhe rezultatet tregojnë se vetëm një e treta e femrave mendojnë se femrat duhet t'i propozojnë martesë partnerit të tyre.

Marrëdhëniet me prindërit e partnerit ndikojnë në shkurorëzim
Hulumtimi me të cilin për 26 vjet rresht ishte marrë mjeku Terri L. Orbuch ka treguar se mashkulli, i cili është i afërt me prindërit e partneres, shanset janë 20% më pak për shkurorëzim përderisa nuk mund të thuhet e njëjta edhe për marrëdhëniet e partneres me prindërit e partnerit. Për dallim nga kjo, femrat të cilat kanë marrëdhënie të mira me vjehrrën për 30% kanë më shumë gjasa për shkurorëzim.

Partnerët e martuar jetojnë më gjatë se çiftet e pamartuara
Shkencëtarët nga universiteti në Sinsinati kanë zbuluar se meshkujt e martuar në 60% të rasteve jetojnë më gjatë se meshkujt beqarë, derisa në 80% të rasteve femrat e martuara jetojnë më gjatë se femrat e pamartuara.

Faza e muajit të mjaltit nuk ekziston
Qendra për hulumtimin e cilësisë së jetës zbulon se çiftet e porsamartuara nuk janë të lumtura si mendohej dikur. Psikolog ët këtë e shpjegojnë me procesin e pajtueshmërisë në martesë, mosrealizimin e pritjeve, si dhe presioni i cili dëmton kënaqësinë e çifteve të reja martesore.

Ndarja e punëve të shtëpisë shton gjasat për shkurorëzim
Në një hulumtim kishin marrë pjesë 30.000 njerëz nga 34 vende. Çiftet që jetojnë në mjedis tradicional ku punët e shtëpisë midis meshkujve dhe femrave janë të ndara në mënyrë struktë, 50% më pak kishin gjasa për shkurorëzim në krahasim me familjet "moderne" ku punët janë të ndara në mënyrë të barabartë.
/Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.