Çfarë të hani për mëngjes?

19:20 / 26.09.2012
Sipas qëndrimit të “American Dietetic Association”, mëngjesi i mirë përfshin qumështin light ose produktet e qumështit si burim të mirë proteinave e kalciumit, pjekurina integrale ose drithëra, pemë ose lëng pemësh dhe disa vitaminave dhe mineraleve.

Proteinat sigurojnë ndjenjë më të gjatë te ngopjes çka ju parandalon të konsumoni karbohidrate të pashëndetshme. Si burim i proteinave, përveç qumështit dhe produkteve të qumështit, mund të shërbejnë edhe gjalpi i kikirikut, vezët dhe bimët bishtajore, por edhe pijet me proteina.

Largohuni nga mishi i përpunuar me përqindje të lartë të yndyrave; më mirë merrni produkte nga mishi pulës ose furia që janë të pasura me acide yndyrore omega-S.

Largohuni nga drithërat e përpunuara, shurupet, kremrave me të cilat lyhet buka dhe buka e bardhë sepse bazohen në karbohidrate “të shpejta”, të cilat treten për një kohë shumë të shkurtër dhe ju lënë të uritur brenda disa orësh.
Kështu për shembull, në vend të lyerjes së ëmbël dhe bukës së bardhë, më mirë merrni bukë integrale, nxeheni në toster dhe lyeni me xhem - kështu do të përmbushni nevojën për ëmbëlsi, por me më pak sheqerna të pashëndetshme.

Edhe një ide për adhuruesit e gjërave të ëmbla është qulli i tërshërës me fruta të freskëta malore dhe arrore, me shtesa eventuale të mjaltit ose sheqerit të kaftë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.