Çiftet pa fëmijë vdesin më herët?

11:10 / 22.12.2012
Hulumtimi më i ri shkencëtarëve nga Danimarka tregon që çiftet pa fëmijë kërcënohen me vdekje të parakohshme, por që edhe adoptimi i fëmijës mund ta ulë në minimum rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Udhëheqësi i hulumtimit, prof. Esben Agerbo, me ekipin e vet profesional ka shqyrtuar rezultatet e shkallës së natalitetit dhe mortalitetit, numrin e fëmijëve të adoptuar si edhe numrin e trajtimeve të fekondimit in vitro në Danimarkë nga viti 1994 deri në vitin 2008.
Në periudhën prej 1994 deri në vitin 2005, 21.276 çifte kanë kaluar nëpër fekondimin in vitro, 15.210 kanë lindur fëmijë, derisa 1.564 çifte kanë adoptuar fëmijë.

Në Danimarkë një numër i madh çifteve që dëshirojnë të adoptoj në fëmijë së pari u nënshtrohen trajtimeve të fekondimit in vitro.
Rezultatet kanë treguar që adoptimet janë më të shpeshta te çiftet të cilët janë financiarisht stabilë, dhe ata pastaj jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të vogël për të pasur çrregullime mentale.
Edhe pse hulumtimi kritikohet, sepse nuk është mjaftueshëm reprezentativ ekspertët theksojnë që është më shumë se evidente që fëmijët kanë efekt pozitiv në shëndetin e prindërve.

Çrregullimet mentale kanë qenë dukshëm më të shpeshta te personat dhe çiftet që nuk kanë fëmijë, ata po ashtu kanë pasur rrezik më të lartë nga krijimi i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe kanceri, për ç'arsye mund' të vijë deri te vdekja e parakohshme. Rezultate kanë treguar që çiftet të cilat adaptojnë fëmijë kanë rrezik nga vdekja e parakohshme për madje 50 për qind më pak.

Shkencëtarët theksojnë që arsye mund të jenë sjellja e papërgjegjshme, konsumimi i drogës, konsumimi i tepruar i alkoolit, pirja e duhanit dhe depresioni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
16:16 / 20.05.2013

Kusari-Lila: Nuk ka monopol për importuesit e naftës

Akuzat e naftëtarëve drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk kanë të ndaluar. Përfaqësuesi i Shoqat...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.