Cili është makthi më i madh i meshkujve?

1:05 / 23.10.2012
Do të mendoni qe shqetësimi më i madh për meshkujt është pagimi i faturave dhe puna. Por, duket që makthi më i keq i tyre është mundësia që partnerja e tyre të plaket krejt si nëna e vet.

Anketa ka zbuluar që çdo i dhjeti mashkull frikësohet nga kjo mundësi ngjethëse. Meshkujt përveç kësaj shqetësohen që gjithmonë do të mbeten vetëm, si dhe të mos përfundojnë me femrën e cila në fakt nuk u intereson, ka zbuluar hulumtimi i kryer në 2.000 vullnetarë.

Eksperti për marrëdhënie mashkull-femër, Jo Burnett, shpjegon: “Ekziston thënia që nëse dëshironi të dini se si do të duket e dashura juaj, njoftojeni nënën e saj, dhe kjo mund të jetë e vërtetë.

Nëse dëshironi femër me trup vital, ndërsa nëna e saj është e trashë, ka shumë mundësi që edhe ajo të bëhet ashtu në të ardhmen. Por megjithatë, femrat sot i kushtojnë më shumë rëndësi vetes sesa gjeneratat e kaluara, kështu që nuk i do të thotë që gjithmonë do të ndodhë kështu.”

Zëdhënësi i kompanisë së birrave Foster’s, i cili ka kryer hulumtimin shton: “Kjo tregon që meshkujt janë të ngarkuar për së tepërmi me femrat. Dëshirojmë t’i inkurajojmë të pranojnë qasje më të relaksuar dhe të shijoj ne jetën.”

Anketa përveç kësaj ka treguar që meshkujt të cilët rriten me shumë motra nuk janë aq atraktivë për femrat sa ata që rriten me vëllezërit. Arsyeja e kësaj është që ndoshta kanë dozë më të vogël të mashkulloritetit, për dallim nga ata që rriten në mjedis kryesisht mashkullor. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.