Cilin seks e konsiderojmë më të mirin

0:14 / 29.09.2012
38 për qind e femrave konsiderojnë që seksi me dikë nga ish-dashnorët ka qenë më i mirë se sa ai me dashnorin aktual, derisa personat që janë në lidhje më shumë kanë prirje për të bërë eksperimente

Është interesante që meshkujt kanë më pak prirje ndaj asaj sindrome “Ajo që është e huaja – është më e ëmbël” – 29 për qind syresh konsiderojnë që seksi me ish të dashurën ka qenë më i mirë se sa seksi me dashnoren e tashme, ndërkaq ky hulumtim është zbatuar nga kompania e cila merret me prodhimin e mjeteve ndihmëse seksuale, Lovehonehy. Janë pyetur 1.100 meshkuj dhe femra dhe ka rezultuar që femrat janë të prira të kenë më shumë nostalgji për ish të dashurit.
Seksologia Trejsi Koks konstaton se ky fenomen nuk është i ri. “Femrat zakonisht nuk martohen me mashkullin me të cilin kanë pasur seks të shkëlqyeshëm. Ato të shumtën e rasteve do të martohen për dikë që ka atribute “më të kuptueshme”, u interesojnë se a do të jetë ai mashkull besnik dhe a do të jetë baba i mirë”, konstaton Koks.
Përgjigjet e të dy gjinive gjithashtu kanë zbuluar se seksi është më i mirë me kalimin e viteve, ndërkaq mezi 7 për qind e meshkujve dhe e femrave kanë zbuluar që seksi për ta ka qenë më i mirë me ish-partnerët. Përveç kësaj, seksi i cili nuk krijon obligime nuk mund të krahasohet me seksin dhe bërjen dashuri në lidhje ndërmjet partnerëve, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Të dy gjinitë pajtohen që seksin më të mirë e bëjnë dashuria dhe epshi. Vetëm 4 për qind e femrave dhe 3 për qind e meshkujve kanë pranuar që seksin më të mirë e kanë përjetuar në aventurat e vetëm një nate.
Ndërkaq, 60 për qind e femrave dhe 70 për qind e meshkujve kanë pranuar se seksi për ta është shumë më i mirë me partnerët e tyre aktualë.
Kur është fjala për eksperimentimin, siç është ai se si praktikohen personazhet nga romani hit “Pesëdhjetë nuanca të hirta”, meshkujt pranojnë që ato për ta janë super, ndërkaq 26 për qind kanë thënë se seksin që kurrë më parë nuk e kanë bërë ka qenë njëri ndër arsyet që e kanë shpallur më të mirin në jetë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
21:42 / 18.05.2013
Foto: Getty Images

Dramë në kanë, aktorët kërcënohen me hedhje granate (Video)

Festivali i Filmit në Kanë është goditur nga një tjetër skandal, i cili i ka shqetësuar organizatorët dhe mysafirët.
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.