Çka flet ngjyra e rrobave?

2:17 / 8.01.2013

Si të dërgoni mesazh me ngjyrën e rrobave dhe pse duhet t'u kushtoni kujdes të madh detajeve ne veshje.

Të gjithë e dimë që ngjyrat kanë ndikim tek personat dhe ekzistojnë teori të tëra që merren me pasojat e ndikimit të ngjyrave tek ne, si kromoterapia. Por, pasi që veshja është pjesë e komunikimit joverbal me të cilin u dërgojmë mesazhe njerëzve me të cilët bisedojmë, edhe në këtë segment duhet të ketë vëmendje të madhe që të mos keqkuptohemi.

Ja disa këshilla për zgjedhjen e ngjyrave dhe kuptimin e tyre:
E kuqja - rrezaton me vetëbesim dhe energji. Bëni kujdes me ketë ngjyrë. Jep përshtypjen e agresivitetit.
E verdha - jep elan dhe forcon vetëbesimin. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje dhe të theksoni personalitetin tuaj - vishni diçka të verdhë. Vepron në mënyrë qetësuese.
Vjollcë - dëshironi të mbroheni nga kërkesat e paarsyeshme, e vjollca është zgjedhje e mirë. Simbolizon madhështinë, dinjitetin dhe fisnikërinë. Nuk rekomandohet në botën e biznesit, sepse na bën melankolik, të pavendosur dhe të thyeshëm.
E bardha - jep stimulim, efikasitet dhe qartësi.
Rozë - jep mesazhin që personi shqetësohet për të tjerët. Tregon butësi dhe afërsi.
Gri - dërgon mesazh të delikatesës dhe të profesionalizmit. Me kombinimin e gabuar me ngjyrat tjera mund të dërgojë mesazhin që personi ka vetëbesim të ulët.
E gjelbra - nëse dëshironi të përshtateni në mjedisin e punës dhe të shmangni obligimet - vishuni në të gjelbër. Simbolizon kthjelltësinë. 

E zeza - jep përshtypjen e profesionalizmit dhe vendosmërisë, por edhe të distancimit.
E kaltra - ngjyrë e arsyes dhe e rrezikut. Zgjedhje e mirë.

Kombinimi i ngjyrave mund të na paraqesë në mënyra të ndryshme, dhe kësaj duhet t'ia përshtatim edhe mënyrën e sjelljes dhe komunikimin verbal me të cilin do të tregojmë se çfarë dëshirojmë.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.