CRP, analiza për ata që ankohen nga zemra

0:34 / 23.02.2011

Analiza e gjakut, CRP, mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra rëndohet. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shkencëtarët besojnë se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.

Ekspertët e mjekësisë në Amerikë kanë vendosur t’ua sugjerojnë këtë lloj analize të gjithë pacientëve të rinj, të cilët ankohen nga zemra. Kjo pasi të në të gjitha rastet personi nuk do të ketë asnjë efekt anësor, ashtu sikur mund të ndodhë me ekzaminimin me rreze. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.