E dashur, je bërë e mërzitshme!

7:15 / 22.05.2013

Vetëm me këto tri këshilla praktike, do t’ju tregojmë se si partneri juaj kurrë më nuk do t’ju thotë: “E dashur, je bërë e mërzitshme!”

1. Harrojini konfliktet e vjetra
Me rastin e debateve të zakonshme përmbahuni nga krahasimi i situatave aktuale me ato të kaluara dhe mos bëni gara me partnerin duke i numëruar gabimet dhe të metat reciproke. Duke u fokusuar në problemin momental dhe duke kontrolluar zemërimin, nuk do t’i përmendni gjërat nga e kaluara dhe kështu do të zvogëloni situatën e tensionuar.

2. Ndryshojeni veten, jo partnerin
Mendoni mirë se çka ju ka bërë që të dashuroheni në partnerin tuaj dhe a ju janë më të rëndësishme ato veti të cilat nuk ju pëlqejnë por edhe për të cilat e dini mirë që nuk mund t’i ndryshoni. Megjithatë, nëse nuk mund t’i pranoni të gjitha të metat e tij, mos e mundoni veten dhe partnerin tuaj, - kërkojeni fatin te tjetri. Përpiquni të gjeni mënyrën se si të merreni vesh në qetësi, ndërkaq me atë rast të mos e humbni dinjitetin.

3. Heshtja është ar!
Femrat në moshën e pjekurisë në shumë raste gjatë konflikteve mbrohen duke biseduar. Nga ana tjetër, meshkujt mbrohen duke u tërhequr dhe duke u mbyllur në vete. Gjëja më e dhembshme te meshkujt është ajo që nuk janë të denjë për atë që nuk janë mjaft të mirë. Bisedat më mirë bëni me mikeshën, ndërkaq me vepra, duke u mbështetur në këshillat e sipërme, tregoni partnerit se e doni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.