Edhe ju mund të keni këmbë të përsosura

0:40 / 25.05.2012
Disa femrave gjenetika u ka dhënë këmbë të gjata dhe të holla, dhe ato me pak mund e arrijnë efektin e dëshiruar. Nëse nuk jeni nga ato me fat, nuk do të thotë se jeni të dënuara që gjithmonë të vishni pantallona dhe funde të gjata.

Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidhni aerobin.

Cilido lloj i ushtrimeve do të forcojë muskulaturën e këmbëve tuaja dhe do t’u ndihmojë që ta zvogëloni celulitin, i cili është armik edhe i femrave me këmbë të holla dhe bukur të formësuara.

Për dhënien e formës së këmbës më së mirë do të shërbente ndonjë aktivitet aerobik, si vrapimi, vozitja e biçikletës apo notimi. Para zgjedhjes së aktivitetit fizik të cilin duhet ta përsëritni disa herë në javë, kini kujdes që të argëtoheni me të, sepse përndryshe do të hiqni dorë shpejtë.

Nëse problemi i juaj janë të ashtuquajturat ‘këmbë futbollisti’, çdo aktivitet aerobik është i mirëseardhur, por shmangni peshat, krahas aktivitetit aerobik mund të kombinoni edhe ushtrimet ‘pilates’ për prapanicën dhe kofshët, ‘power’ jogën për tendosje dhe formësim të këmbëve. Mos e teproni me galiçët, ndërsa nëse i bëni kushtoni kujdes që më shumë të veprojë gluteusi (muskuli prapanicës) sesa kuadricepsët (muskujt e kofshëve).

Nëse keni këmbë të holla vlen e kundërta. Të gjitha llojet e galiçëve janë të mirëseardhur, ndërsa në YouTube mund të gjeni një numër të madh variacionesh të tyre. Peshat do t’u ndihmojnë që rezultatet të shihen më shpejtë, prandaj galiçët realizoni me ngarkesë.

Në këtë rast, në vend të vrapimit ose biçikletës në pista të gjata, zgjidhni trajnimet e shkurtra eksplozive që të nxisin rritjen e muskujve.

Përveç ushtrimeve, për këmbë të përsosura nevojitet edhe kujdesi. Depilimi, pilingu, pedikeri – janë të gjitha veprime të cilat nuk duhen injoruar, ndërsa taket e larta dhe pakëz krem për vetënxirje, mund t’u ndihmojnë që në moment të përmirësoni dukjen tuaj në pasqyrë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.