Femrat ëndërrojnë vdekjen, meshkujt dhunën

12:22 / 18.02.2013

Nuk duhet të ngarkohemi shumë me ankthet sepse kështu potencohet shfaqja e tyre, dhe derisa meshkujt më shpesh kanë ëndrra dhune, femrat i mundon humbja e të afërmve në gjumë.

Rreth 85 për qind e njerëzve ka ankthe nate kohë pas kohe, ndërsa ato më së shpeshti definohen si ëndrra të gjalla dhe shqetësuese për shkak të të cilave zgjohemi nga gjumi. Nga tetë deri 29 për qind e të rriturve mesatarisht kanë një makth nate në muaj, ndërsa deri në gjashtë të njerëzve ankthet e natës i përjetojnë të paktën një here në javë, ka treguar studimi i Qendrës kaliforniane për gjumë, EOS .

Është shumë e rëndësishme të dallohen ankthet e natës nga ‘frika e natës’. Këto të fundit janë formë shumë e a përshtatshme dhe gjatë tyre zemra rrah edhe deri në 180 herë në minutë dhe shfaqet në fazat e para të gjumit. Ankthet ‘e zakonshme’ të natës shfaqen para mëngjesit. Frika e natës prek prej tre deri në pesë për qind të njerëzve ndërsa më së shpeshti janë të shkaktuara nga traumat e vërteta dhe këshillohet që të shërohen duke biseduar me psikologë, shkruan "Time Healthland".

Edhe pse shkaku i vërtetë i anktheve të natës nuk është i njohur, është vërtetuar që në frekuencën e tyre ndikon stresi, alkooli, antidepresivët, narkotikët dhe traumat.
"Po ashtu, viktimat e anktheve të natës shpesh janë njerëzit kreativë me imagjinatë të madhe" - thotë udhëheqësi i qendrës EOS, Matthew Mingrone.
Ai thotë që të mos u kushtohet shumë vëmendje anktheve të natës, sepse në atë rast mund të prodhohet kundërefekti dhe të nxitet të menduarit për skenarë negativ para gjumit, ndërsa kjo vetëm do të potencojë krijimii1 e tyre. Ndihmojnë teknikat e relaksimit të cilat janë në veçanti të dobishme në momentet e para pas zgjimit.

Ikja nga përbindëshat, ndjenja e paralizimit, vonesa në takime të rëndësishme, vdekja e personit të dashur dhe humbja e flokëve dhe dhëmbëve janë ëndrrat më të shpeshta që shqetësojnë meshkujt dhe femrat.

Meshkujt më shpesh kanë ankthe nate për dhunën dhe konfliktet, ndërsa femrat më shumë i shqetësojnë humbja e ndonjë personi të afërm, ka treguar hulumtimi. Femrat po ashtu kanë ëndrra më të tmerrshme dhe intensive sesa meshkujt për shkak të ndryshimeve në temperaturën trupore, të cilat kushtëzohen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë ciklit menstrual. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.