Fileta mishi me kërpudha dhe karota

16:59 / 17.03.2013

Për 5-6 persona nevojiten:
* 1 kg fileta mishi sipas dëshirës (të prera mjaft hollë)
* 2 thelpinj hudhra
* 500 gr. kërpudha konservë
* gjalpë ose margarinë
* 1/2 filxhan çaji verë të bardhë
* 1/2 filxhan çaji krem qumështi (pana)
* 300 kg karota të ziera, të prera në feta
* kripë e piper

Gatimi
1. Prisni hudhrat më dysh dhe fërkoni me to filetat e holla. Rregullojini filetat me kripë e piper.

2. Në një tigan nxehni pak gjalpë ose margarinë dhe kaurdisni mirë kërpudhat. Pasi të jenë gati vendosini në një pjatë dhe hidhni pak kripë e piper.

3. Në të njëjtin gjalpë skuqni filetat derisa të marrin ngjyrë nga të dyja anët. Në vazhdim renditini në një pjatancë të madhe. Vendosni në çdo filetë disa kërpudha dhe karota. Mbështillini në formë roleje dhe ngulni nga një kruajtëse dhëmbësh në mënyrë që të mos hapen.

4. Hidhni verën në gjalpin e mbetur nga filetat dhe ziejeni fort duke përzier vazhdimisht. Kruajeni mirë me lugë druri fundin e tiganit. Salca duhet të dalë e trashë si shurup.

5. Hidhni në salcë pak nga pak panën, duke përzier vazhdimisht me lugën e drurit. Ziejeni për disa minuta në zjarr të ngadaltë. Rregullojeni me kripë e piper.

6. Hidheni salcën mbi filetat e ngrohta dhe shërbejini menjëherë.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.