Formësoni krahët me pak mund

1:03 / 11.07.2012
Vetëm për disa javë mund t’u jepni formë të bukur krahëve tuaj.

Diçka që ndoshta nuk e keni ditur - supet dhe pjesa e sipërme e shpinës kanë shtresa më të pakta të yndyrës se pjesa tjetër e trupit, prandaj ushtrimet e duhura për duar mund t’i japin ndërtim të bukur gjithë kësaj pjese. Këto ushtrime kanë cak secilin muskul kryesor dhe ndihmojnë në stabilizimin e nyjave, duke përmirësuar qëndrimin tuaj dhe duke ndërtuar krahë të tendosur me formë të bukur.

Shfrytëzoni pesha prej 1.5- 3 kilogramë, bëni nga 15-20 përsëritje të secilit ushtrim dhe të gjitha ushtrimet bëni përnjëherë pa pushim mes tyre. Realizoni nga dy apo tri sete ushtrimesh nga tri herë në javë.

Përkulja
Merrni peshat për ushtrim dhe qëndroni me këmbë të zgjeruara sa ijët dhe me gjunjë lehtë të lakuar. Përkuluni përpara në mes dhe lini duart të duken të lëshuara me shuplaka të drejtuara kah njëra-tjetra. Tendosni muskujt dhe ngadalë ngrini të dy duart dhe njëkohësisht shtrëngoni shpatullat. Me muskujt të forcuar kthehuni në pozitën e parë. Kjo konsiderohet një përsëritje.

Qëndrimi drejt
Qëndroni drejt me këmbë të zgjeruara në nivel të ijëve. Duart janë të lëshuara dhe të ngjitura për trupi, shuplakat e kthyera nga lart. Shpina është e drejtë, ndërsa gjoksi i ngritur. Pa i lëvizur pjesët e krahut mbi bërryl (që qëndrojnë të ngjitur për trupi) ngrini peshat deri në nivel të gjinjve me muskuj të forcuar, ndërsa lëvizjet bëni qetë dhe ngadalë. Ngadalë lëshoni peshat prapa në pozitën fillestare dhe në tërësi drejtoni duart. Kjo është një përsëritje.

Rrethore
Qëndroni me këmbë pak të hapura deri në nivel të ijëve dhe me gjunjë lehtë të lakuar. Doraket mbani në nivel të gjoksit, bërrylat janë të lakuar, shuplakat e kthyera kah njëra-tjetra. Shtrijeni dorën e majtë drejt anës së djathtë, duke u rrotulluar në mes në të njëjtën anë. Dora e shtrirë qëndron në nivel të supeve. Kthehuni në pozitën fillestare dhe pastaj përsëriteni të njëjtën gjë me dorën e djathtë (shtrijeni në anën e majtë...). Sërish kthehuni në pozitën fillestare. Kjo konsiderohet një përsëritje.

Zgjatja e tricepsit në pozitë të shtrirë
Shtrijuni në shpinë në një bankë dhe mbani peshat pas koke. Duart janë të zgjatura, ndërsa shuplakat janë të pozicionuara drejt njëra-tjetrës. Pa e lëvizur pjesën e sipërme të bërrylave, lakoni bërrylat dhe lëshoni peshat, ashtu që secila të jetë në njërën anë të kokës. Qëndroni ashtu disa sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare, kjo është një përsëritje. Tentoni që këtë lëvizje të mos e shndërroni në ushtrim për gjoks. Për këtë arsye mbani duart sa më vertikalisht që është e mundur dhe kini kujdes që e gjithë lëvizja të bazohet në bërryla.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.