Frutat e shëndetshëm për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë

0:35 / 6.01.2013

Natyra na ofron burim të pakufizuar të shijeve, erërave apo aromave të çuditshme. Kiwano, pitaja, cherimoya, janë vetëm disa emra nga thesari i saj i pasur.

Kumkvati
Me origjinë nga Kina Jugore, ndërsa emri latin Fortunella vjen nga botanisti britanik Robert Fortune, i cili e ka sjellë në Angli në vitin 1846, si "portokall të vogël". Edhe pse emri mund të shkaktojë konfuzion, ai është një qind për qind fryt citrusi nga familja Rutaceae. Në Kinë është fryti i preferuar që nga lashtësia, i cili është po aq i bukur edhe si dru dekorativ, Kumkvati është fryt i imët me madhësi të goglës e deri të veza e vogël, dhe një nga frytet e rrallë e citrusit që mund të hahet në formë të plotë, pasi qe është shumë i imët në krahasim me kushërinjtë citrusë. Shijen e ka karakteristike për të gjithë citrusët aromatike, të ëmbël dhe të athët.
Pepino
Kjo pemë është me prejardhje nga Peruja, por sot rritet edhe në Zelandë të Re, në Kaliforni dhe në pjesët tjera me klimë të moderuar. Pepino i përket llojit të papajës, ka shije të ngjashme me kastravecin dhe pjeprin. Ka formë ovale, ka kore të verdhë me vija ngjyrë purpurt në formë shiritash. Bimët janë të mëdha si kumbulla, madje ka edhe prej atyre që arrijnë madhësinë e frytit të papajës. Fryti i pjekur ka ngjyrë të verdhët të artë dhe është i fortë. Hahet i tërë fryti, madje edhe farat.
Përgatitet në forma të ndryshme, ndërsa ushqimi më i njohur është PEPI: pepino i fërguar në margarinë dhe i mëlmesuar mirë. Pepino ka shije të këndshme, ndërsa përmban vitaminat A, C, kalcium dhe është i mirë për diabetikët.

Curuba
Curuba - ose Passiflora tarminiana është lloj nga specia Passiflora, i familjes Passifloraceae. Curuba është fryt deri 10 cm i gjatë dhe i gjerë 3 diti. Të ngrënshëm janë mishi dhe farat, ndërsa shija është e butë dhe e athët e ngjashme me shijen e mollës, portokallit dhe kastravëcit. Lëkura është e lëmuar, e verdhë dhe e butë. Vendi i origjinës është Amerika Jugore. Bima rritet si hardhia dhe kur lulëzon ka lule shumë të bukura rozë në të kuqe. Është e pasur me kalcium, hekur; niacinë, riboflavinë, natrium si dhe vitamina A dhe t. Curuba zakonisht hahet si pemë, por konsumohet edhe e zier ose e shndërruar në lëng. Lëkura nuk hahet.

Tamarillo
Është fryt i vogël ose shkurre e familjes Solanaceae, jep fruta në formë të vezëve dhe është i ngrënshëm si pemë. Emrat tjerë përfshijnë trungu i domates ose Tornate de arbol. Tamarillo është me origjinë nga Peruja, Kili, Ekuadori dhe Bolivia. Ngjyra sipërfaqësore e frytit mund të jetë ngjyrë vjollce e mbyllët" e kuqe e errët, e portokalltë ose e verdhë, ka mundësi që frutat të jenë të vijëzuar me linja të holla të gjata të errëta. Ngjyra e mishit ndryshon nga ngjyra e portokalltë-kuqe ose e portokallta deri te verdha ose e verdha krem. Derisa lëkura është mjaft e fortë dhe me shije të pakëndshme, shtresa e jashtme e frytit është e lëngshme dhe e lehtë. Mishi është i butë, i lëngshëm dhe i ëmbël i athët i rrethuar me farat me dy seksione të gjata. Tamarillo është i pasur me kalcium, karoten, niacinë, fosfor, hekur, proteina, vitamina C dhe timinë. Tamarillo shpesh hahet i papërpunuar. Fryti është me shije të ëmbël - të athët dhe prandaj është popullor për sallata, gjella, xhem, lëngje, xhelatinë, lëngje dhe krem për ëmbëlsira. Lëkura mund të hahet, por ka shije shumë të hidhur.

Nashi
Nashi duket si molla. Është krijuar në Azi me shartimin e mollës dhe dardhës. Ka formë molle, ndërsa shije dardhë.
Përgatitet njëlloj si molla, hahet si fryt i freskët ose nga ai përgatiten reçele, sallata të pemëve ose hahet në formë të tharë.

Lychee (liçi)
Qershia aziatike, pemë shumë e preferuar në Kinë ku përndryshe rritet qysh më shumë se 4000 vjet. Libri i parë i shkruar pët pemët i është dedikuar pikërisht lychee. Ndërsa në Tajlandë ekzistojnë madje edhe festivale të dedikuara kësaj peme. Nëse dikush në këtë vend ju dhuron lychee do të thotë që ju do dhe është i gatshëm të ju ofrojë martesë. Lëkura e lychee ka ngjyrë të kuqe në të gështenjë dhe nën të gjendet mishi transparent i cili mbështjell bërthamën. Kur kjo pemë përgatitet për ushqim, duhet të prehet korja me thikë dhe të bëhet një prerje e vogël, atëherë është lehtë të qërohet me gishtërinj. Mishi transparent ndahet në gjysmë dhe prej tij hiqet bërthama. Më së miri lychee hahet e freskët, dhe jo nga konserva ose e thatë, sepse atëherë humb hekurin dhe vitaminën C tejet të çmueshme.

Cherimoya
Rrjedh nga Andet, e kanë rritur Inkasit. Rritet në lartësitë prej 1000 deri 2000 metra lartësi mbidetare. E quajnë fryt të dashurisë sepse ka formë të zemrës. Koren e ka ngjyrë kafe-të gjelbër, shumë të hollë dhe ka vija të ngjashme me luspat e peshkut. Nën lëvore gjendet mishi me ngjyrë të bardhe i pasur me vitaminë C dhe bërthama. Fryti jo i pjekur sa duhet piqet për dy deri tri ditë në qese letre, në temperaturë dhome. Frytet, të cilat në dorë duken më të rënda me peshën e tyre janë më të lëngshmet. Më së miri është të hahet i freskë, i prerë në gjysmë dhe me lugë, edhe pse nga fryti mund të bëhet edhe xhelatina ose xhemi.

Physalis (dredhëza peruane)
Njihet si "dashuria në kafaz", por edhe si qershia e egër. Dredhëza peruane është bimë njëvjeçare nga familja solanaceae (domatja, patatja...). Një bimë jep madje 100-150 fryte. Pas lulëzimit në vend te luleve formohen fenerë të gjelbër brenda së cilëve zhvillohet fryti. Kur feneri zverdhohet, fryti është i pjekur dhe me ngjyrë të portokalltë dhe ka shije fenomenale. Frytet janë të mbrojtura me fenerë të vegjël me ngjyrë të verdhë.
Brenda është kokrra e fortë e verdhe me madhësi të qershisë, pak e athët, por megjithatë me shije të këndshme. Physa1is është pemë-perime e preferuar në kuzhinën latino-amerikane, ndërsa shfrytëzohet për përgatitjen e salcës e cila shërbehet me tortilla ose speca djegës te gjelbër të fërguar në brumë. Fryti përmban shumë vitaminë C, mund të hahet i papërpunuar ose i zierë në formë marmelate, ndërsa i freskët nuk rekomandohet të hahen më shumë se 6 përnjëherësh. Po ashtu njihet edhe si "fryti i Inkasve" përmban vitamina A,C, BI,B2,B6,B12 dhe përmban shumë fosfor, dhe 16 për qind proteina çka është përqindje shumë e larte për pemë. Hulumtimet shkencore kanë treguat që pjesët përbërëse të frytit, polifenolet ose karorenoidet tregojnë veçori kundërinflamatore dhe antioksidative. Është shumë shëruese edhe përdoret edhe për shërimin e lungave, kundër kollit, etheve dhe inflamacionit të mushkërive, dhe dermatitit.

Kiwano
Kjo pemë e thjeshtë është diçka si fryt i fantastikës shkencore, ndërsa njihet më shumë se 3000 vjet. Kiwano ka lëvore dhe gjemba të shkëlqyeshëm të artë në të portokalltë. Ka gjemba të vegjël që shpjegojnë pse kiwanon e quajnë pjepër me gjemba. Përbrenda gjendet fryti xhelatinoz i cili është i mbushur me fara të ngrënshme dhe lëng shkëlqyes të gjelbër. Aroma freskuese ka shije të ëmbël të bananes, pjeprit, limonit të athët, diçka krejt e re dhe ekzotike, Kiwano është e pasur me minerale, karbohidrate dhe vitamina, dhe e quajnë edhe portokall të artë.

Pitahaya (dragononfruit)
Fryti i kaktusit të dragoit lulëzon disa herë çdo vjet. Lulja është e mrekullueshme, e gjatë rreth 15 cm dhe e gjerë 30 cm hë diametër, lulëzon gjatë natës dhe vdes me rrezet e para të diellit. Jep rendiment pas spërkatjes së suksesshme nga spërkatësit e natës molet dhe
Lakuriqët. Korja e frytit nuk është e ngrënshme, por vetëm mishi në brendësi. Fryti ndahet në gjysmë dhe brendësia hahet me lugë ose prehet në copa: si shalqi. Nga fryti mund të bëhet lëng dhe të pihet. Kjo pemë rekomandohet për shkak të vlerave të veta nutritive për:
* Përmirësimin e shëndetit të syve - karoteni;
* Përmirësimin e tretjes në organizëm dhe reduktimin e yndyrave - fibrat;
* Përmirësimin e metabolizmit të trupit – proteinat;
* Si ndihmë për formimin e dhëmbëve të shëndetshëm dhe eshtrave të fortë – kalciumit;
* Për përmirësimin e humbjes së oreksit - vitamina B2, B1;
* Përmirësimin e pamjes së lëkurës – B3.
* Përmirësimin e sistemit të përgjithshëm të imunitetit të trupit - vitamina C;
* Si ndihmë në formimit e indit - fosfori.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.