Funde të ngrohta

13:42 / 22.07.2010

Si kontrast i bluzave të holla “të ftohta”, të shumtën pa mëngë dhe aq të shkurtra sa që zbulojnë belin, kreatorët për këtë verë preferuan funde të gjata, të ngrohta.

Ato janë të qepura në formë të rrafshët apo në formë kambane nga stofi i trashë dhe janë hit i vërtetë modelet nga tekno-materialet me tegela të zbukuruara.

Të qepura nga stofrat e ndryshme, e disa edhe nga lëkura, janë të ngrohta, por mund t’ju bëjnë të dukeni edhe ekstravagante. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.