Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara mbysin intimitetin

0:41 / 27.08.2012
Mënyra më e mirë për t'i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të.

Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës.

Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.

Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.

Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.

Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t'i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.