Gjërat që duhet bërë derisa jeni të martuar

10:31 / 24.11.2012

Në shumë vende të botës, statistikat thonë se 50% e martesave të para, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave përfundojnë me shkurorëzim, që na inkurajojnë që gjithnjë e më shumë ta kuptojmë partnerin dhe t’ia shprehim ndjenjat e vërteta me gjuhën e duhur të dashurisë.

Hapi i parë është ta kuptoni se dashuria nuk është diçka që fillon e më pas ndalon. Problemi qëndron aty se nuk jemi mësuar që të kujdesemi për dashurisë dhe t'i kushtojmë vëmendje të duhur. Në vend të kësaj na e kanë mbushur kokën me përralla që nuk kanë aspak lidhje me jetën dhe realitetin, duke na zvogëluar gjasat që të kemi një lidhje të lumtur. Duhet kuptuar se për një lidhje të shëndoshë duhet investuar shumë mund. Ja disa nga mënyrat që ju ndihmojnë ta ruani lidhjen aktuale, me të cilën mund ta ndryshoni gjendjen atëherë kur mendoni se gjithçka ka mbaruar.

Flisni!
Mos lejoni që marrëdhënia t'ju shndërrohet në një marrëdhënie "bajate" dhe një imtësi e vogël të shkaktojë dridhje. Komunikimi autentik është kyç në ruajtjen e një lidhje. Martesat dështojnë pasi që partnerët nuk komunikojnë se më të kënaqur janë ato çifte të cilët zëshëm identifikojnë problemet e tyre.

Forconi dashurinë
Ekzistojnë pesë gjuhë të dashurisë, thotë autori Gary Chapman. Këto janë mënyra me të cilat partneri juaj mundet ta thotë, përkatësisht ta vërtetojë se ju dashuron dhe e kundërta. Zbulojeni cila është mënyra me të cilën duhet të flisni me partnerin tuaj dhe tregojani e vërtetojani se e dashuroni. Shpeshherë e tregoni dashurinë në mënyra të ndryshme, por nëse gjuhën e dashurisë e keni ndryshe, që të dy mendoni se po dërgoni shenja të dashurisë, por ju nuk mund t'i deshifroni ato.

Vëreni anën e mirë të partnerit
Disa autorë mendojnë se si dashuria mund të zgjasë kur të dy partnerët në plan të parë i vendosni anët pozitive të njëri-tjetrit. Provoni kështu për një javë rresht - jepni gjithçka nga vetja juaj, duke injoruar imtësitë që nervozojnë partnerin tuaj. Përqendroni vëmendjen në gjërat pozitive të tij, falënderojeni për të gjitha të mirat që ka si dhe injoroni ato që ju pengojnë.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.