Gjuha e dashurisë dhe erosit

3:00 / 7.06.2012
Bashkëjetesa, përveçse shërben si provë për ta njohur më mirë partnerin, ajo shërben edhe për ta përmirësuar seksualitetin në çift.

Ky fakt është dokumentuar edhe në studimin e kryer nga Instituti “Key Stone” në Britaninë e Madhe, sipas të cilit, koha e jetuar bashkë me partnerin gjatë periudhës së bashkëjetesës, ndikon në përmirësimin e seksualitetit në çift.

Në këtë studim janë intervistuar 621 gra mes moshave 25 dhe 54 vjeç, të cilat i ka pyetur nëse marrëdhënia seksuale me një partner ishte përmirësuar apo përkeqësuar në lidhje me bashkëjetesën. Ndërsa, 53% prej tyre kanë pohuar se erosi në çift nuk ka ndryshuar, 11% se ai është përkeqësuar ndërsa 36% se ka përmirësim.

Në Amerikë dhe në shumë vende të zhvilluara evropiane, bashkëjetesën e shohin si një marrëdhënie intensive, heteroseksuale dhe të deklaruar nga të dyja palët. Madje, në Suedi bashkëjetesa është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e të martuarve e kishin njohur më parë përvojën e jetesës pa martesë.

Ndërkaq në Kosovë, ende nuk është bërë ndonjë hulumtim i tillë. Mirëpo, Prishtina si vend divers që është, patjetër se do të ketë një numër të konsiderueshëm çiftesh të cilët bashkëjetesën e shohin si dëshirë, nevojë, mbase edhe shpëtim (kursim i parave)! /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.