Gripi dimëror shkakton narkolepsi

23:44 / 13.10.2011

Ata të cilët kanë qenë të sëmurë nga gripi gjatë dimrit, më së shpeshti vuajnë nga sëmundjet e gjumit- pohojnë shkencëtarët, të cilët kanë përcjellë 900 pacientë kinezë me narkolepsi.

 Statistika është e qartë. Pesë deri në shtatë muaj pas valës së gripit janë më të shpeshta rastet me çrregullimin e gjumit.

Pas epidemisë së fuqishme të gripit në dimrit 2009/2010 është rritur për tri herë numri i rasteve me narkolepsi (humbje e befasishme e gjumit).

“Rezultatet tona janë dëshmi e fuqishme se infeksionet dimërore me gripin A dhe/ose me streptokokë, veprojnë si shkaktarë të narkolepsisë”, pohojnë autorët. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.