Hani për një buzëqeshje të bukur

1:25 / 10.06.2012
Disa ndryshime të thjeshta në ushqimin tuaj, ndihmojnë dhëmbët të jetë të shëndetshëm për gjithë jetën.

Pastroni dhëmbët me brushë dhe me pe, vizitoni stomatologun, por a hani duke pasur në mendje edhe shëndetin oral? Një ushqim perfekt ndihmon edhe ndërtimin e një trupi të perfekt. Andaj, keni parasysh se çfarëdo që hani, ndikon në dhëmbët dhe gingivat e juaja.

Nuk janë vetëm dyshimet e zakonshme, si për shembull, sheqeri mund të jetë i dëmshëm. Disa ushqime befasuese, madje edhe të shëndetshme, mund të shkaktojnë kavitete në dhëmbë, derisa të tjera mund të ndihmojnë mbrojtjen nga shkatërrimi i tyre, nga sëmundjet e gingivave dhe nga era e keqe e gojës. Më poshtë ju këshillojmë si ta përmirësoni ushqimin tuaj për shëndet optimal të gojës.

Ngrënia e karbohidrateve
Një grusht çips patesh ose vetëm ndonjë kaushë gruri mund të jetë po aq dëmtuese për dhëmbët tuaj sa edhe biskotat me çokollatë. Të gjithë karbohidratet zbërthehen në sheqerna më të thjeshta, të cilat shndërrohen nga bakteret e gojës në një shtresë të fortë rreth dhëmbëve tuaja, një mbeturinë e cila është shkaktare kryesore në sëmundjet e gingivave dhe prishjeve në dhëmbë. Ushqimet e pasura me karbohidrate, siç janë buka dhe biskotat, kanë prirje të jenë më ngjitëse në dhëmbë dhe të depërtojnë në mes të dhëmbëve ose nën mishin e dhëmbëve, vend ku bakteret mund të akumulohen. Hani më rrallë ushqime me sheqerna dhe më shpesh ushqime të lehta. Kur hani sasi më të mëdha të ushqimit, prodhoni më shumë pështymë, e cila ndihmon që të lani copëzat e ushqimit.

Pini çaj
Çaji i zi dhe ai i gjelbër përmbajnë polifenole, kompozime antioksiduese bimore të cilat parandalojnë shtresat e ushqimit të kapen për dhëmbët tuaj dhe ndihmojnë në uljen e gjasave që të zhvillohen kavitete (hapësira, vrima) në dhëmbët tuaj dhe të paraqiten sëmundje të gingivave. Ekspertë nga Kolegji i Stomatologjisë në Çikago bëjnë të ditur se çaji po ashtu ka potencial për të ulur edhe erën e keqe të gojës, pasi që frenon zhvillimin e baktereve të cilat krijojnë erë. Shumë çaje përmbajnë fluoride, të cilat mbrojnë smaltin e dhëmbëve nga shkatërrimi.

Pini me kashtë
Shumica e pijeve të gazuara, pijeve sportive dhe lëngjeve përmbajnë acide, siç janë ai citrik dhe fosforik, të cilat mund të gërryejnë smaltin e dhëmbëve, edhe nëse ushqimi juaj nuk përmban sheqerna. Pirja e pijeve acidike përmes kashtës së vendosur në drejtim të pjesës së thellë të gojës, kufizon kontaktin e tyre me dhëmbët tuaja dhe ndihmon mbrojtjen e smaltit.

Merrni më shumë vitaminë C
Vitamina C është “çimento” e cila i mban të gjitha qelizat tuaja së bashku, andaj sa është e rëndësishme për lëkurën tuaj, është po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e gingivave tuaja. Njerëzit që konsumojnë më pak se 60 mg në ditë janë 25% më të prirë të kenë sëmundje të gingivave se sa njerëzit të cilët marrin 180 mg ose më shumë.

Hani 800 mg kalcium në ditë
Njerëzit të cilët marrin sasi të larta të kalciumit janë më pak të prirë të kenë sëmundje të gingivave, thonë disa studime të fundit amerikane. Arsyeja: rreth 99% e kalciumit në organizëm është i koncentruar në eshtra dhe dhëmbë. Kalciumi nga ushqimet ku është i pranishëm, si në djathë, qumësht dhe jogurt, forcon kockat në nofulla, që ndihmon të mbani dhëmbët tuaja në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit tek gratë është, 1.000 mg për ata të moshës nën 50 vjet, dhe 1.200 mg për ata më të moshuarat.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Të premtën kënga e re e Kreshës dhe Lyricalit

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë konfirmuar të sjellin gjatë ditës së premte këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mir...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.