Hata Joga për ankth dhe stres

0:40 / 14.07.2011
Hallet e njerëzimit, pohonte Katullo, nisën me zbulimin e orës. Mendojmë se kishte të drejtë; jemi gjithmonë nxitimthi, nuk kemi asnjëherë kohë për një shëtitje. Atë pak kohë të lirë e kalojmë pranë televizorit duke ndjekur ndoshta programe që na argëtojnë, por edhe na ngarkojnë emocionalisht. Kjo nxit ankthin, nervozizmin, pagjumësinë dhe depresionin.

Kur kërkohet një kurë për këto lloje shqetësimesh, këshillojmë gjithmonë seanca Joge. Faza e parë e kësaj disipline magjike është Hata Joga që çdokush mund ta zhvillojë. Aty mësohen teknikat e frymëmarrjes, jashtëzakonsisht qetësuese. Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt, muskulatura shplodhet, truri furnizohet me oksigjen, mendja çlirohet nga mendimet e këqija.

Por edhe një ushqim i mirë, ku spikatin dy produkte ushqimore me fuqi të fortë qetësuese: tërshëra me të cilën mund të përgatisim supëra të mrekullueshme dhe qumështi me mjaltë; me këto mund edhe të abuzoni!

Ushqime të këshilluara:
Fruta, lule sahati (bimë kacavarëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë), arra të thata, lule gojëujku, majltë, kos, supë me tërshërë, grurë, qumësht e pluhur çokollate.

Ushqimet që duhen evituar:
Drekat dhe darkat e rënda; nëse në darkë e teprojmë edhe mëlçia rëndohet duke krijuar fryrje të barkut, gazra dhe ngacmueshmëri. Ndërsa një darkë e lehtë na ushqen mirë dhe na qetëson.

Fitoterapia:
Janë të shumta bimët qetësuese: bliri, lule blete, kamomili, lule murrizi.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.