Humbni peshë me dietën Dukan

18:56 / 25.07.2012
Dieta e dr. Pierre, një koktej i mirë i humbjes në peshë dhe disponimit të mirë, do të ju ndihmojë t’i shkrini shtresat dhjamore dhe ta dyfishoni energjinë.

Adutin kryesor të këtij programi e paraqet dita me proteina, gjatë të cilit përshpejtohet metabolizmi, e kur përshpejtohet metabolizmi, humbja në peshë është e garantuar. Një kontroll i tillë i mënyrës së të ushqyerit do të ju mundësojë që lehtë dhe përgjithmonë t'i hiqni kilogramët e tepërt.

Plani javor i të ushqyerit

E hënë dhe e enjte: Proteina. Konsumoni mish, pastaj mund të konsumoni vezë të fërguara, prodhimet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, si dhe bukë integrale.

E martë dhe e premte: Proteina dhe perime. Me proteinat kombinoni perimet e freskëta. Me pak vaj ulliri spërkateni secilën sallatë që konsumoni, e po ashtu mund të shtoni edhe perime sipas dëshirës.

E mërkurë dhe e shtunë: Proteina, pemë dhe perime. Më së miri dhe më e shëndetshme është të konsumoni pemë dhe perime sezonale.

E diel: Konsumoni të gjitha, në mënyrë që disponimin ta mbani në nivel dhe të mos e humbni vullnetin, por mos e teproni duke mos e harruar qëllimin tuaj.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.