Jelekët dhe këpucët mund ta dëmtojnë shtyllën kurrizore

23:36 / 3.09.2011
Përveç çantave të stërmbushura që barten në supe ose mbahen në dorë, fajtorë për problemet me shtyllën kurrizore mund të jenë edhe disa ‘elemente’ tjera të modës.

Derisa po lëvizni me këpucë me taka të larta, këmba lëviz në mënyrë jonatyrore- në vend të renditjes thembër-gishta, ju ‘goditni’ me gishta në tokë. Kështu shkaktoni presion në gjunjë, ije dhe shpinë.

Përveç kësaj, ndryshon edhe këndi në të cilin qëndron trupi, prandaj pesha trupore shpërndahet në mënyrë jo të rregullt në shtyllën kurrizore. Kjo pozitë jo e drejtë me kalimin e kohës mund të shkaktojë një numër të madh problemesh, duke përfshirë edhe ato në gjunjë dhe shpinë.

Një tjetër lloj këpucësh janë të dëmshme për shtyllën kurrizore. Shoshonet dhe mokasinet pa rrip ose kallëp për stabilizimin e këpucës për thembre. Në këtë mënyrë, thembra mund të rrëshqasë, ndërsa mungesa e stabilitetit sërish shkakton shpërndarje jo të rregullt të peshës duke shkaktuar presion më të madh në shtyllën kurrizore. Këpucët duhet të fiksohen fortë për shpute, ndërsa taket nuk duhet të jenë tepër të larta.

Përveç këpucëve, probleme me shtyllën mund të keni edhe për shkak të jelekëve të këqij për gjinj. Femrat me gjinj të mëdhenj bartin peshë më të madhe që mund të sjellë deri te përkulja, lodhja e muskujve të qafës dhe shpinës.

Sutienët të cilët ofrojnë mbështetje të duhur mund të minimizojnë mbajtjen e keqe dhe të lehtësojnë dhimbjen. Jelekët që nuk e bëjnë këtë, e vështirësojnë edhe më shumë problemin, sepse për shkak të jelekëve jo komodë dhe lidhëseve të tyre mund të kërruseni.

Hulumtimet tregojnë se shumë femra bartin numër të gabuar të sutienëve. Ndërsa kjo nuk është vetëm problem estetik. Një shembull i jelekëve të mirë, janë jelekët sportivë me rripa në formë të shkronjës ‘T’ në shpinë, sepse ju detyrojnë që të mbani supet të tërhequra nga pas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.