Joga e praktikuar keq, mund të dëmtojë

23:47 / 31.01.2012
Libri i sapodalë në SHBA, ‘Praktika e jogës mund të jetë e rrezikshme’, tregon se duhet të kemi kujdes ndaj jogës së praktikuar jo ashtu siç duhet.

Edhe kjo praktikë e lashtë indiane, gjithnjë e më përhapur edhe në Perëndim, mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme. Për shkak se ka mbrojtur dhe argumentuar një tezë të tillë, trajneri amerikan i jogës, Glenn Black, ka marrë deri edhe kërcënime për vdekje nëpërmjet emailit. Në origjinë të këtij diskutimi të ndezur është një artikull i ‘New York Times’, i titulluar “Si mund ta shkatërrojë joga trupin tënd”, në të cilin mjeshtri Glenn Black, që merret prej shumë vitesh me trajnimin e njerëzve që duan të bëjnë joga, ka thënë se nuk duhet të abuzosh me të, sepse mund t'i shkaktosh trupit dëme të rënda. Ai nuk ia hedh fajin jogës në vetvete, por praktikimit të gabuar të saj. Bëhet fjalë për disa ushtrime gjithnjë e më të vështira dhe të ndërlikuara që duan t'i realizojnë ata që merren me joga.

‘Shumë mësues joge nuk mësojnë joga, por ushtrime fizike, që mund të bëhen në çdo palestër’, shpjegon Black, që paralajmëron ata që mendojnë se edhe praktikat ekstreme janë të mira.

‘Joga është e përshtatshme për personat në formë të mirë fizike ose mund të përdoret për qëllime terapeutike, por ajo s'mund të përdoret nga të gjithë’. Në studimin e tij thuhet se disa pozicione janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë trauma të shtyllës kurrizore, pasi gjithnjë e më shumë po kërkohet të bëhen lëvizje ekstreme që pak kanë të bëjnë me origjinën e saj asketike dhe meditative. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.