Katër aleatë kundër celulitit

0:39 / 30.09.2012
Nëse ju mundojnë shtresat dhjamore në këmbë dhe kofshë, sulmojini ato në të gjitha frontet.

Ushtroni
Lëvizja e pamjaftueshme është një prej arsyeve kryesore për paraqitjen e jastëkëve të vegjël joestetikë. Të dobishme janë ushtrimet specifike të drejtuara në zonat e përfshira nga celuliti, por edhe aktiviteti aerobik, ngasja e biçikletës, vrapimi, notimi dhe vallëzimi. Për të arritur sukses, ushtrimet duhen bërë rregullisht, më së miri për çdo ditë.

Kremrat
Nëse nuk keni të holla për trajtime të shtrenjta, luftën kundër celulitit fillojeni me kremra. Ato i japin formë trupit dhe e reduktojnë perimetrin e tij, nxisin largimin e ujit dhe helmit nga lëkura dhe përmirësojnë gjendjen dhe e rrisin forcën e saj. Lyejeni lëkurën me krem, duke i bërë asaj edhe masazh edhe kur në produkt shkruan se mesazhi nuk është i nevojshëm. Do ta ngrohni lëkurën, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të përshpejtoni rrjedhën e oksigjenit.

Uji
Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, të cilin sasi më të vogla e pini gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajet e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin paraqitjen dhe zhvillimin e celulitit.

Ushqimi
Themel i secilës metodë dhe trajtim për mënjanim të celulitit duhet të jetë mënyra e duhur e të ushqyerit. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni në dietë: mjafton që nga menyja që hiqni ushqimin me yndyrë dhe me shumë erëza që ndikon në ngecjen e ujit në inde. Zgjidhni ushqime dhe shujta të lehta, reduktojeni konsumimin e kripës dhe hani sa më - shumë pemë dhe perime.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.