Katër këshilla që takimi i parë të jetë i suksesshëm

18:19 / 1.03.2013
Përgatitja për takimin e parë zakonisht është e mbushur me kombinimin e emocioneve, frikës dhe intrigave. Kemi disa këshilla që t'ju shkojë sa më mirë.

1. Vishuni bukur
Përshtypja e parë zgjat, kështu që përgatituni që të dukeni sa më pastër dhe sa më bukur që është e mundur. Mos e teproni me përdorimin e parfumit, me grim apo me veshje ekstravagante. Mundohuni të dukeni sa më e thjeshtë dhe vishni diçka të rehatshme.

2. Lokacioni
Për takimin tuaj të parë duhet të zgjidhni një vend që ju mundëson një bisedë të mirë. Një klub nate plot njerëz natyrisht se nuk e lejon një gjë të tillë, kështu që kujdesuni të gjeni një vend relaksues, jo të zhurmshëm. Për shembull, një kafene ku mund të bisedoni dhe të njiheni me njëri-tjetrin.

3. Sjellja juaj
Bëhuni të kujdesshëm për sjelljen tuaj në takimin e parë. Mundohuni të mos i kafshoni thonjtë apo t'i sillni flokët rreth gishtit, në mënyrë të nervozuar... Më e mira do të ishte të largoni ngadalë flokët nga fytyra në një mënyrë flirtuoze apo të shtrëngoni lidhësen e tyre në vend se të bëni zhurmë me bizhuteritë në duart tuaja.

4. Komunikimi i mirë
Përdorimi i aftësive komunikuese mund të përcaktojë kahun e takimit tuaj. Mundohuni të mbani kontakt me sy, por mos i fiksoni ata tek ai. Dëgjoni të gjitha që ai i thotë dhe mos e ndërprisni. Mundohuni të mos sillni tema të rënda në takimin e parë dhe lejoni që ai t'ju njohë ju më mirë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.