Katër teknika të akupresurës që do t’ju rinojnë

0:59 / 3.11.2011
Teknika të thjeshta dhe efikase të stimulimit të pikave të caktuara në fytyrë, do t’ju bëjnë lëkurën më elastike, si dhe do t’i zbusë rrudhat. Masazhi që po jua propozojmë është i shkëlqyeshëm edhe për eliminimin e tensionit dhe për përmirësimin punës së organeve.

1. Me dy apo me tre gishta bëni masazh buzës së sipërme me lëvizje të vogla rrethore. Duke aplikuar ndryshimin e kontrastit, shtypni më fort deri në atë masë kur mund të ndieni nofullën e sipërme nëpërmjet buzës së sipërme. Merrni frymë dhe përsëriteni tri deri në pesë herë duke marrë frymë. Do të pengoni paraqitjen e rrudhave dhe do të përmirësoni metabolizmin.
- Nëse shtypni pikën midis hundës dhe buzës së sipërme, do të zbusni rrudhat vertikale mbi buzë. Ky masazh ndihmon edhe kundër alivanosjes.

2. Me gishtin tregues fuqishëm shtypni pikat nga ana e majtë dhe nga ana e djathtë e nofullës që t’i forconi muskujt e dobësuar, që t’i ngrini faqet dhe të pengoni paraqitjen e gushave.
- Nëse me tre gishtat e mesëm i bëni masazh pjesës së djathtë të nofullës së poshtme deri te dhëmballa e fundit, do t’i relaksoni muskujt e nofullës dhe të pjesës së pasme të qafës.

3. Me gishtin tregues dhe gishtërinjtë e mesëm masazhoni të dy anët e hundës me lëvizje rrethore, nga rrënja deri lartë hundës. Merrni frymë thellë dhe përsëriteni tre herë. Do të përmirësoni gjendjen e stomakut dhe energjinë e pankreasit. Frymëmarrja e thellë lehtëson stresin e fytyrës.
- Vëni gishtin tregues dhe gishtat e mesëm në njërën anë të hundës, ndërsa gishtin e madh në anën tjetër.
- Shtypi hundën nga rrënja në drejtim lartë dhe ndalon ikur gishtat tuaj të arrijë majën e hundës. Merrni frymë dhe përsëriteni tri herë. Do të përmirësojë tretjen e ushqimit në stomak. Ky ushtrim, gjithashtu ju ndihmon që të mendoni në mënyrë më të qetë.

4. Shtyp të dy vetullat në të njëjtën kohë nga poshtë me thumb, ndërsa nga lart me gishtin tregues. Merrni frymë thellë dhe derisa merrni frymë ngadalë shtypni vetullat nga rrënja e hundës drejt qerpikëve. Merrni frymë dhe përsërite tri herë. Në këtë mënyrë, stimuloni muskujve rreth syve dhe ndihmoni vendosjen e një ekuilibri në fshikëzës e vrerit.
- Vëni tre gishtat e mesëm në të dy kapakët e syrit dhe derisa lehtë merrni frymë, nxjerrkeni ngadalë frymën, depërtoni në hapësirën midis ashti të hundës dhe mollëzave. Merrni frymë dhe përsëriteni tri herë. Kështu përmirësoni funksionimin e tëmthit dhe shikimin e mprehtë.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.