Këshilla të duhura, para dhe gjatë martesës

18:20 / 14.08.2012
Këshilltarë të shumtë, me ndihmën e përvojës së tyre, ofrojnë këshilla të cilat ju ndihmojnë që të kaloni më së miri, para, në dhe gjatë martesës.

* Arsyeja kryesore nëse martesa nuk do të ketë sukses është nëse njëri apo të dy partnerët kanë emocione të mbyllura, si dhe nuk dëshirojnë ta marrin përgjegjësinë për problemet,
thotë këshilltarja Bree Maresca-Kramer dhe autore e librit “It’s That Simple”.

* Femrat aq shumë janë të përqendruara në fitore sa që nganjëherë harrojnë të dëgjojnë, e ky është njëri ndër problemet më shqetësuese, i cili edhe i sjell çiftet në terapi. Femrat, në të shumtën e kohës, nuk pushojnë së foluri, derisa ua vërtetoni se kanë të drejtë, përderisa meshkujt në terapi shikojnë si në diçka ku mund ta thonë atë që i mundon. E kur e thonë këtë, femrat shpeshherë mbeten të shokuara kur dëgjojnë se çfarë ata kanë për të thënë.

* Meshkujt as për së afërmi nuk i bren ndërgjegjja, pasi të kenë bërë diçka jo të mirë. Pra, nëse keni bërë diçka, pranojeni përgjegjësinë dhe ndaloni së hedhuri fajin anës tjetër.

* Grinduni! Kjo jep dinamikën e vërtetë të lidhjes tuaj. Ju mund ta përdorni grindjen apo fjalosjen tuaj, duke i kuptuar më mirë ndjenjat tuaja.

* Nëse ka ardhur puna deri te një fjalosje,atëherë le të jetë ajo fjalosje për një problem aktual. Kur të filloni me shpalosjen e gjërave, të cilat burri juaj i ka bërë para disa muajve apo viteve, këshilltarët ju mësojnë kështu: “Harrojeni të kaluarën, mos harroni faljen dhe se jeni pajtuar të vazhdoni tutje”.

* Terapeuti kurrë nuk do të ju thotë se çfarë duhet të bëni, apo si duhet të veproni. Kjo është diçka krejt kundërproduktive. Do të filloni të vareni nga diçka, në vend se të mësoni dhe të jeni ju ata që i sillni vendimet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.