Këshillat më të mira për depilim

13:37 / 15.09.2009

Brisku i rrojës apo kremi për depilim? Dyllë i ftohtë apo i ngrohtë? Në shtëpi apo një sallon bukurie? Ne ju japin këshilla të mira për çdo shqetësim në lidhje me largimin e qimeve të padëshiruara.

Përgatiti: Afrora Fusha

Më së miri

Depilimi me dyllë. Depilimi me dyllë është metoda më e dhembje që i largon qimet. Pa marrë parasysh a është i nxehtë apo i ftohtë dylli, vihet në lëkurë dhe largohet me një lëvizje në anën e kundërt të rritjes së qimeve duke i hequr me rrënjë. Për të qenë depilimi i suksesshëm duhet që qimet të rritën 3-5milimetra, por pasi që të largohen është e sigurt se nuk do të lajmërohen në sipërfaqen e lëkurës 3-javët e ardhshme.
Për depilim në shtëpi janë shumë praktike shiritat speciale ngjitëse që mund t’i vendosim në të gjitha pjesët e trupit.

Më të ndjeshme

Kremrat për depilim. Janë më të mirat dhe më të lehta për t’i larguar qimet në mënyrë efektive. Kjo metodë nuk është agresive. Këto kremra depërtojnë në lëkurë nëpërmes poreve dhe eliminojnë qimet në rrënjë. E mjaftueshme është që ta vëni kremin në cilëndo pjesë që doni, e lëni pak minuta, pastaj e pastroni dhe do të shihni se qimet kanë rënë vetë. Para se të përdorni kremin, bëni një test në lëkurë ngase te disa raste ky krem mund të ketë reaksion alergjikë. Pas përdorimit të kremit për depilim, qimet do të dalin pas 7-10 ditëve.

Më praktikët.

Depilatorët elektrik. Largojnë qimet nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar deri në 4-javë. Femrat me lëkurë të ndjeshme, në fillim mund të ndjejnë dhimbje, porse lëkura shpejt adaptohet ndaj kësaj ndjenjë jo aq të këndshme. Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar, zgjidhni njërin nga aparatet me sistem masazhi që zvogëlon dhimbjet dhe që e bënë depilimin më të pranueshëm. Kjo metodë depilimi ka përparësi ngase këto aparate mundë të largojnë edhe qimet prej gjysmë milimetri, para se të vërehen dukshëm në lëkurë. Por, edhe nëse rritën, qimet nuk janë të forta, janë më të holla dhe të buta në prekje.

Më së shpejti.

Rroja. Rroja është metoda më e shpejtë dhe më e lehta për t’i larguar qimet. Duke iu falënderuar zgjedhjes, makinave të ndryshme të dizajnuara e të përshtatshme për trup, rreziku nga prerja është shumë i vogël . E mjaftueshme është që vetëm ta lagni lëkurën, vendosni gelin, apo shkumën për rrojë dhe tërhiqni makinën e rrojës në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. E meta e kësaj metode është se qimet rritën pas 3-dite dhe kur prekën me dorë janë të ashpra.

Më të sigurtat

Makinat e rrojës. Për shkak të përdorimit të lehtë, pa rrezik nga lëndimi,e makinat e rrojës janë bërë shumë të popullarizuara për femrat. Këto aparate largojnë qimet nga çdo pjesë të trupit edhe nga ato më të ndjeshmet. Para se ta përdorni, nuk ju duhet as geli, as shkuma, kështu që nuk ju merr shumë kohë për t’i larguar qimet. Ndërsa aparatet rezistuese në ujë mund t’i përdorni edhe nën dush. Efekti i lëkurës së butë zgjatë sikur me aparate të zakonshme.

Afatgjate

Epilimi laserik. Është metoda më efikase dhe më moderne që e praktikojnë kryesisht mjekët në ambulancat e tyre. Përmes kësaj metode efikase largohen qimet e errëta, është e parrezikshme dhe shërben si terapi për qime të rritura dhe aknet. Me laser trajtohen të gjitha pjesët e trupit më përjashtim të rrathëve të syve, ndërsa për qimet e zbardhura dhe të shndritshme më e mirë është elektroliza.

Elektroliza është një metodë që dhembë ngase me një rrymë elektrike të dobët digjen një nga një qimet me ndihmën e gjilpërës së hollë, e cila është e lidhur me aparatin me frekuencë të lartë. Kjo metodë ka çmim më të lartë dhe kryhet vetëm në disa pjesë të vogla, rreth buzëve, zylyfeve dhe në disa pjesë intime.
Se sa herë duhet përsëritur procedurën dhe sa do të zgjasë, varet nga trajtimi dhe është çështje individuale se pas sa kohe sërish mund t’ju paraqiten. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.