Konsumi i tepërt i sheqerit, kalon edhe kokainën

23:57 / 6.09.2012
Varësia nga gjërat e ëmbla është varësi, pavarësisht se si e quajmë ne, ndërsa me forcën e vet e kalon edhe kokainën.

Se sa e ëmbël është një kafshatë e ëmbël më së miri e ka treguar një eksperiment në minj. Brejtësve u është ofruar uji me sheqer dhe kokaina, ndërsa ata gjithmonë kanë zgjedhur ujin me sheqer, madje edhe kur doza e kokainë s’është rritur në mënyrë të dukshme.
Për çfarë bëhet fjalë? Receptorët e së ëmblës në tru pas stimulimit me ushqim të pasur me sheqer thjesht na nxjerrin nga ‘terezia’ dhe vetëkontrolli humbet, ndërsa në skenë hyn dëshira e jashtëzakonshme për ëmbël.

Si të largoni këtë varësi që askush nuk dëshiron ta pranojë? Nuk është e lehtë, dhe ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.
Për fillim, gjatë ditës duhet vazhdimisht të konsumoni mjaft ushqim me përqindje të ulët të sheqerit, çka do të parandalojë dëshirën për ëmbël; dhe kaloritë. Kështu, mos e kapërceni kafjallin, për drekë hani ushqime të kombinuara me mjaft perime dhe pemë, drithëra të papërpunuara dhe mish apo peshk të lehtë. Ushqimi i rregullt i larmishëm redukton dëshirën për ëmbël.

Pasi që etja rrit dëshirën për ëmbël, kur ndieni nevojë largojeni dëshirën me disa gota ujë.
Pemët janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, por alternativë edhe më e mirë është stevia. Stevia është ëmbëltues i shkëlqyer i mbushur me glikozide, të cilat trupi nuk i përpunon, kështu që mund ta përdorni edhe në absolutisht gjithçka që kërkon sheqer.
Mund ta provoni edhe variantin ‘zjarri me zjarr’, dhe kur ta ndieni nevojën për ëmbël, hani diçka të thartë ose të fermentuar; çka do të shuajë dëshirën për ëmbël, ndërsa rekomandohet edhe konsumi i përditshëm i probiotikëve të cilët kujdesen për florën tonë të zorrëve dhe i ndihmojnë bakteret e mira për t’i mundur të këqijat dhe të reduktojnë dëshirën për ëmbël. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.