Kontrollimi i telefonit mobil, rrezik për secilën lidhje

23:51 / 20.09.2012
Madje edhe femrat më të sigurta kohë pas kohe pësojnë sulme paniku dhe marrin në duar telefonin mobil të të dashurit të tyre.

Pa marrë parasysh cilat janë motivet tuaja, mbajeni mend këtë: Një gjë e tillë, para së gjithash, është e gabuar, e marrë dhe e rrezikshme për secilën lidhje.

Privatësia si e drejtë
Nënkuptohet që do të ndani shumicën e gjërave, por secili njeri në lidhje ka të drejtë për pak privatësi. Nuk ka rëndësi se a është duke kontaktuar me dikë apo jo, rëndësi ka fakti që ai është telefoni i tij, ndërsa ju nuk keni kurrfarë të drejte që ta kontrolloni atë (pa e pyetur në fillim të dashurin tuaj).

Tregoni mosbesim
Nëse keni arsye për dyshim, pyeteni nëse nuk i besoni, problemi më i vogël juaji është përmbajtja e telefonit të tij mobil. Kur t’i keni dëshmuar se dyshoni në sinqeritetin e tij, ju e filloni një raport, i cili gjithmonë do ta përmbajë një dozë të mosbesimit në vete, si nga ana juaj, ashtu edhe nga ana e tij.

Çfarë nëse gjeni ndonjë gjë?
Nëse gjeni porosi të cilat nuk ju pëlqejnë, duhet të përballeni me të, por duhet të përgatiteni për të drejtën e tij që të kundërshtojë për shkak të në spiunimi të tillë. Ajo që bën ai nuk është në rregull, por as masat tuaja nuk e meritojnë ndonjë lëvdatë.

Çfarë nëse nuk gjeni asgjë?
Këtu qëndron problemi kryesor. Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, fakti që nuk keni gjetur porosi inkriminuese nuk do të ju qetësojë, por do të ju bëjë që të mendoni se ai fsheh mirë dëshmitë. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni aspak më lehtë, edhe më keq do të ishte që për shkak të mungesës së dëshmive dhe dëshirës për t'i gjetur ato, të bëheni tepër e fiksuar dhe të filloni ta përcillni të dashurin tuaj ..  /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.