Kur ndihen më së miri femrat

0:12 / 28.08.2012
Femrat e ndiejnë veten më seksipile me 28 vjet, ndërsa më së miri ndihen me 32 vjet.

Femrat rrallë janë të kënaqura me pamjen e tyre dhe gjithmonë kanë diçka që do ta kishin ndryshuar të paktën pak, por hulumtimi i prodhuesit britanik të produkteve higjienike Lil-Lets ka treguar që megjithatë ekzistojnë periudha në jetë kur janë tërësisht të kënaqura me veten.

Sipas hulumtimit, femrat përplot me vetëbesim janë me 32 vjet, edhe pse katër vjet më herët janë ndier më së shumti seksi. Në moshën 32-vjeçare tri të katërtat e femrave kanë pranuar pamjen e tyre dhe nuk do ta ndryshonin në asnjë rast, ndërsa më shumë se gjysma janë krenare për trupin e tyre.

Gati një e katërta e femrave të kësaj moshe besojnë që arma më e fortë janë sytë e tyre, derisa një e pesta theksojnë gjoksin si atributin kryesor, derisa 13 për qind e tyre konsiderojnë që truri i tyre është arma më e fortë në jetë.

Përqindja më e madhe e femrave, madje 41 për qind, do të ndryshonin pamjen e këmbëve të tyre nëse do duhej të ndryshonin diçka, sepse konsiderojnë që duhet t'i kenë më të gjata dhe më të dobëta.

Arsyeja pse në të tridhjetat janë të mbushura me vetëbesim merret vesh nga përgjigjet e 60 për qind të tyre të cilat besojnë që për këtë kanë meritë synimet e qarta jetësore, ndërsa më shumë se gjysma konsiderojnë që një nga arsyet kryesore është marrëdhënia stabile me partnerin dhe jeta e mirë shoqërore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
17:54 / 21.05.2013
Dennis Rodman, Foto: Getty Images

Kështu di vetëm Rodman (Foto)

Edhe pse është shumë vështirë të arrihet diçka e tillë, Dennis Rodman ka arritur ta tejkalojë edhe vetveten.
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.