Kur seksi është më i mirë?

2:35 / 11.01.2013

Edhe pse lidhjet seksuale pa ndonjë obligim sjellin eksitim, kënaqësia është më e madhe kur seksi është pjesë e dashurisë, përkatësisht në lidhje apo martesë.

Edhepse shumica betohen se seksi për një natë është mjaft me pasion, shkencëtarët australianë vërtetojnë se më i mirë është kur është pjesë e lidhjes stabile, apo në martesë.

Në hulumtimi kishin marrë pjesë 40 vullnetarë - 20 që nuk ishin në lidhje dhe 20 të tjerë që ishin në lidhje, apo të martuar. Të anketuarit u ishin përgjigjur pyetjeve në lidhje me kënaqësitë seksuale që përfshijnë paralojën, vetë aktin seksual, orgazmën, si dhe periudhën pas përfundimit të seksit. Ishte vërtetuar se kënaqësi më të madhe në përgjithësi kishin ata që ishin në lidhje, apo ishin të martuar. Përgjigjet e tyre kishin treguar shkallë më të lartë kënaqësie.

Seksi është më i mirë kur është pjesë e dashurisë, sepse partnerët e njohin mirë njëri-tjetrin dhe dinë si reagon trupi i njërit dhe partnerit - tjetër. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.