Kush më shumë tradhton: meshkujt apo femrat?

0:40 / 24.09.2012
Femrat janë më promiskuitetive sesa meshkujt kur është fjala për shkelje të kurorës, ka zbuluar një studim britanik mbi tradhtinë gjatë vitit 2012, i bërë në më se 4.000 njerëz.

Pjesëtaret e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2.3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1.8 dashnore, shkruan Daily Mail. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.

Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen në dashnorin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore.

Femrat shkelin kurorën pas pesë vjetësh, ndërsa meshkujt pas gjashtë vjetësh martesë. Veç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42 vjeç.

Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 76 për qind e femrave dhe 67 për qind e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80 për qind të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.

“Femrat më lehtë gjejnë dashnorë dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore” – thekson Emily Poup, e portalit britanik Undercover Lovers, nga i cili njerëzit e martuar kërkojnë afera jashtëmartesore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.