“Leximi i mendjes” dhe ruajtja e rrethit shoqëror

0:21 / 5.02.2012
Studimet kanë vërtetuar lidhjen midis aftësisë ‘për të lexuar mendjen’ dhe aftësisë për të krijuar dhe ruajtur rreth të mirë shoqëror.

Udhëheqësi kryesor i hulumtimit, profesori Robin Dunbar, nga “Institute of Cognitive and Evolutionary Biology” në Universitetin Oxford ka thënë që ‘mentalizimi’ ndodh atëherë kur individi është në gjendje të përcjellë hierarkinë natyrale që përfshin gjendjen mendore të individëve të tjerë.

Kuptimi i lidhjes midis madhësisë së trurit të individit dhe numrit të miqve të tij na ndihmon të kuptojmë mekanizmat që kanë çuar në zhvillimin e trurit më të madh tek qeniet njerëzore sesa tek speciet e tjera.

Gjithsej 40 vullnetarë janë pajtuar t’u nënshtrohen skanimeve të trurit me rezonancë magnetike në Universitetin e Liverpulit. Të anketuarve u është kërkuar të numërojnë personat me të cilët janë të lidhur në mënyrë shoqërore dhe jo profesionalisht në shtatë ditët e fundit. Atyre po ashtu u është bërë edhe testi psikologjik i aftësive mentalizuese. Të gjithë vullnetarët në këtë studim janë studentë të moshave të ndryshme me potencial të ngjashëm për aktivitete shoqërore.

“Sigurisht, sasia e koha së ndarë për socializim, gjeografia dhe gjinia dhe personaliteti ndikojnë në madhësinë e shoqërisë apo rrethit social, por po ashtu e dimë që disa nga këta faktorë, sidomos gjinia, po ashtu janë në korrelacion me aftësitë ‘mentalizuese’. Studimi ynë ka zbuluar se ekziston një lidhje mes aftësisë për të ‘lexuar’ atë që mendojnë njerëzit me madhësinë e rrjetit shoqëror”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.