Lidhje e re - hera e parë!

16:04 / 7.10.2012
Sapo keni nisur një lidhje të re dhe sot është nata juaj ‘e parë’ e seksit. Edhe pse mund të duket pak e habitshme, ka disa rregulla që duhen respektuar në këtë marrëdhënie seksuale.

Nëse kjo marrëdhënie nuk është sa për një natë dhe doni diçka serioze, ja cilat janë këshillat për të shmangur gabimet në krevat.

Relaks!
Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky ishte një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare!

Këtë herë, mos drejto
Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë.

Po seksi oral?
Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e ‘menysë’ natën e parë. Disa mendojnë se partnerët duhet t'ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë. Por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje ‘të marrin’ më shumë se sa ‘të japin’. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të!

Fol
Mos bëj gabimin e ‘gojës së mbyllur’. Sigurisht, nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë.
Një këshillë: Gjatë seksit, mos e pyet nëse i pëlqen apo jo.

Mos qesh
Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e ‘'thesarit’.

Higjiena personale
Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat femërore e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale - mos e tepro me parfume të forta.

Mos u shtir
E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.