Makarona me perime

0:19 / 29.01.2011

Përbërësit për 6 persona:

* 400-500gr makarona
* 2 qepë, 2 thelpinj hudhre
* 1-2 kungulleshka (300gr)
* 3 speca (300-400gr) mundësisht me ngjyra
* 2- 3 karota (200 gr)
* 4-5 domate të freskëta ose nga doza (450 gr)
* 150ml vaj
* 1 kub i koncentruar perimesh
* 1 pako lëng domateje (450 ml)
* kripë, pipër i zi, dhe pipër i kuq.

Përgatitja:
Në 2 litra ujë me kripë, makaronat zihen për 7- 9 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese. Perimet lahen dhe prehen të gjitha në katrorë. Qitet vaji në tenxhere, qepa e hudhra të grira imët kaurdisen, i shtohen perimet (specat, karotat e kungulleshka). I qitën mëlmesa dhe perimet lihen të zihen 10-15 minuta. Ndërkohë, domatet qitën e përvëlohen në ujë të valë 2–3 minuta, hiqen nga zjarri, qërohen e prehën në copa dhe qiten në perime dhe së bashku zihen edhe 2-3 minuta.
Në fund makaronat e zier e të kulluar bashkohen me perimet e ziera, shtohet lëng domatesh sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.

Këshillë praktike: Për të mos humbur kohë dhe për të kursyer rrymën, domatet mund të përvëlohen fillimisht para se të zihen makaronat.

/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.