Masazhi nga orizi me qumësht

0:40 / 28.04.2012
Përveçse është një ëmbëlsirë e shijshme, orizi me qumësht mund të jetë edhe mjet i dobishëm masazhi, që në mënyrë më efikase sesa diklofeni mjekon dhimbjet në eshtra, nyja dhe muskuj.

Ky masazh është një nga teknikat, të cilën hindusët e kanë shfrytëzuar për ruajtjen e rinisë dhe shëndetit pesë mijë vite më parë. Është formë e ‘ayurvedas’- sistemit më të vjetër dhe tërësisht natyror të mjekësisë. ‘Ayurveda’ njëkohësisht mjekon shumë sëmundje, shkakton relaks psiko-fizik dhe krahas tyre ndikon në dukje dhe jetëgjatësi.

Hekurosja e rrudhave
Masazhi i fytyrës me koktej të veçantë të vajrave bimore dhe pemëve tendos rrudhat, rigjeneron qelizat e lëkurës, largon njollat, nënsytë dhe të gjitha mangësitë. Nuk ka injeksion, nuk ka prerje, procedura është e këndshme dhe relaksuese, ndërsa efektet janë të shkëlqyera. Fshehtësia qëndron në detoksikimin e fuqishëm, ndërsa numri i trajtimeve varet nga gjendja e lëkurës dhe mosha.

Tret yndyrat dhe celulitin
“Udvartana” është masazh me anë të substancave të veçanta, të cilat shkatërrojnë shtresat yndyrore në trup dhe ka efekt të jashtëzakonshëm te dobësimi dhe largimi i celulitit. Duhet të kombinohet me “svedanën” dhe saunën, që duket sikur kapsulë druri. Është shumë e dobishme te teprica e mukusit, mbipesha, artriti, qarkullimi i dobët etj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.