Merluc në salcë të bardhë

1:00 / 24.06.2012

Nevojiten:

*1 kg merluc
* 150 gr kajmak
* majdanoz
* 1 limon
* 3 lugë miell
* 200 ml shtalpë neutrale
* va, kripë, piper i zi

Gatimi

Peshqit i presim në fileta, ua largojmë kockat, i kripim filetat dhe grijmë mbi to piper të zi. Sipër hedhim lëng të një limoni. I lëmë për një kohë t'i mpijnë erëzat. Pastaj, i thajmë filetat në leckë kuzhine. Filetat i kalojmë në miell në të dy anët dhe i skuqim në vaj. Pasi skuqen, filetat i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua mpirë yndyrën.

Në enën me kajmak e hedhim shtalpën neutrale dhe verën dhe i përziejmë me tel kuzhine.

Në tavën qeramike hedhim vaj dhe e vëmë majdanozin dhe gjethet e dafinës. Pastaj, në tavë e vëmë gjysmën e filetave. Me garuzhdë, sipër filetave hedhim nga salce e bardhë. Sipër i vëmë filetat e mbetura. Edhe sipër tyre hedhim salcë të bardhë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile. Pranë gjethit të sallatës i servirim copët e patateve të ziera. Filetat e merlucit i servirim në pjatë. Zbukurojmë me katër feta limoni, me copë bishti qepe të njomë dhe me degë majdanozi.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.