Meshkujt nuk preferojnë femrat këmbëgjata?

8:27 / 25.01.2013
Meshkujt të cilët gjenden para zgjedhjes mes femrave, këmbët e të cilave përbëjnë gjysmën e gjatësisë së saj të përgjithshme dhe femrave, këmbët e të cilave janë më të gjata se pjesa tjetër e trupit, pjesa më e madhe zgjedhin ato që janë ndërtuar më proporcionalisht, ka treguar hulumtimi.

Në testimin i cili është kryer me përdorimin e fotografive të femrave me proporcione të ndryshme kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra. Pas shikimit të fotografive meshkujt është dashur të zgjedhin ato që dukeshin më atraktive për ta derisa nga femrat është pritur të përpiqen të parashikojnë se çfarë do të zgjedhin meshkujt.

Rezultatet kanë qenë mjaft befasuese, veçanërisht për femrat të cilat më shumë kanë menduar se meshkujve do t'u pëlqejnë femrat me këmbë të gjata, por ata në masë të madhe kanë zgjedhur femrat me konstruksion proporcional. Të befasuar kanë qenë edhe hulumtuesit e Universiteti londinez Westminster ku është kryer testimi. Ata kanë konsideruar që këmbët e gjata të femrave në sytë e meshkujve gjithmonë konsiderohen tregues të shëndetit të mirë dhe pamjes tërheqëse.

Edhe pse nuk mund vërtetojnë me siguri se cili është shkaku i rrëzimit të këtij miti, hulumtuesit dyshojnë që bëhet fjalë për frikën e nënvetëdijshme nga ekstremet, respektivisht devijimit nga mesatarja. Si shembull përmendet mendimi që femrat me këmbët e gjata, të cilat zakonisht kanë ije të ngushta, mund të kenë probleme në shtatzëni dhe lindje, dhe pasi për tërheqjen seksuale burimi kryesor është instinkti për riprodhim, konsiderohet që ky mund të jetë elementi kyç i cili ka meritë për rezultatet e tilla të papritura.
/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.