Meshkujt që kanë stres më shumë i donë femrat e shëndosha

9:42 / 11.08.2012
Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar që meshkujt që u janë ekspozuar situatave të cilat u shkaktojnë presione të mëdha, më shumë i donë femrat me peshë të madhe trupore. Ata kanë konkluduar që stresi mund t’ua ndryshojë kriteret lidhur me partneret potenciale.

“Ka literaturë të mjaftueshme në të cilën theksohen preferencat tona lidhur me indeksin e masës, gjë që me siguri në është e vërtetë, thotë dr. Martin Tovi, bashkautor i studimit të cilin e ka zbatuar një ekip i shkencëtarëve nga Londra dhe Njukasli, që është botuar në zhurnalin “PlosOne”.

Dr. Tovi në hulumtimin e mëparshëm ka thënë që rrethi jetësor gjithashtu ndikon në definimin e të preferuarës. Për shembull, në vendet ku ka mungesë ushqimi, meshkujt më shumë i joshin femrat e shëndosha sesa atje ku çdo gjë është me bollëk dhe ku atmosfera është më e relaksuar.

“Dallimet në peshën ideale femërore te meshkujt në gjendje stresi janë shumë më të vogla nga dallimi te meshkujt të cilët janë në situatë të vështirë ekonomike”, mirëpo gjithnjë flitet në favor të asaj që asnjë ideal nuk është “për tërë jetën”. “Vazhdimisht flitet për vetëm një ideal, mirëpo definimi i figurës së preferuar të femrës është shumë fleksibil. Nëse i ndërroni mediet të cilat i përcillni apo stilin e jetesës, do t’ju ndryshohet edhe ideja për femrën e përsosur”, konkludon dr. Tovi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.