Mirëmbajtja dhe përkujdesja e lëkurës te moshat e ndryshme

0:41 / 11.10.2011
Lëkura është një prej organeve më të ndjeshme të organizmit të njeriut. Ajo është pasqyrë e shprehjes sonë të brendshme.

Ass.dr. Allma Koçinaj, mr.sci.
dermatologe
tel: 044 157 330

Ndër faktorët që ndikojnë në tipin e lëkurës sonë në radhë të parë janë faktorët gjenetik, që d.m.th trashëgimia e pastaj veprimi edhe i faktorëve tjerë të cilët na përcjellin përgjatë jetës sonë si: ushqyeshmëria, shprehitë (pirja e duhanit, alkoolit), etj. Mirëmbajtja e lëkurës fillon që nga mosha 20 vjeçare. Ekziston asortiment i posaçëm i kremrave, pastruesve, serumeve dhe maskave për moshat e caktuara, prej atyre më të reja e deri te moshat mbi 55 vjeçare.

Po ashtu rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e lëkurës luajnë edhe tretmanet e caktuara të fytyrës. Këto tretmane iu përshtaten moshës dhe problemeve të caktuara lëkurore. Tek fytyrat e reja mund të aplikohen tretmane me avull për largimin e komedoneve (mitiserave) të bardha dhe të zeza apo të fytyrat me akne. Krahas terapisë mjekësore, rol të rëndësishëm luajnë edhe pastrimet profesionale që dukshëm e përmirësojnë gjendjen. Një prej tretmaneve të përshtatshme në moshat mbi 30 vjeçare është mikrodermabrazioni i cili siguron një gërryerje sipërfaqësore të lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura.

Tretman mjaft profitabil për lëkurën është edhe pilingu kimik, i cili aplikohet për freskimin e fytyrës dhe te shenjat nga aknet. Ky tretman preferohet gjatë sezonit dimëror dhe bëhet përmes aplikimit të acideve të ndryshme në lëkurë. Ky tretman, po ashtu siguron një revitalizim të lëkurës, stimulim të prodhimit të kolagjenit dhe regjenerim të lëkurës.

Kur arrihet një moshë e caktuar pavarësisht përdorimit të kremrave të shtrenjta krijohen rrudhat për të cilat ekzistojnë tretmane të cilat janë kundër tyre. Një prej tyre është aplikimi i botox-it, vjen deri te relaksimi i muskulit dhe pamundësia e rrudhjes. Me këtë metodë kursehet lëkura nga rrudhja dhe është një lloj parandalimi i rrudhave ku asnjëherë thellësia e rrudhës nuk kthehet si ka qenë.

Metodë tjetër që e plotëson botox-in janë fillerat ose mbushësit, që vet fjala tregon bëjnë mbushjen e rrudhave apo defekteve aty ku ekzistojnë. Kjo bëhet me acidin hialuronik, që është substancë të cilën na prodhon neve vet organizmi deri në moshën 30 vjeçare e pastaj bie prodhimi i tij dhe na paraqiten rrudhat e imëta. Por fillerat mund të përdoren edhe për mbushjen e buzëve kur i kemi ato shumë të holla dhe buzëkuqi nuk na qëndron ashtu si dëshirojmë ne.

Të gjitha këto tretmane kanë për qëllim të sigurojmë një pamje me të re, më të freskët se sa mosha që e kemi, e që është qëllim i çdo femre e cila ka dëshirë ta mirëmbaj lëkurën e saj dhe të duket shumë më e re sesa mosha adekuate. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.