Mitet për peshën ideale që nuk duhet dëgjuar

0:31 / 17.07.2012
Për ta arritur peshën ideale, disa njerëz fillojnë trening intensiv, ndërsa disa u drejtohen dietave. Megjithatë, ekzistojnë shumë mite për peshën ideale, ndërsa në vazhdim ju sjellim katër më të shpeshtat.

1. Nëse dëshironi ta ktheni peshën të cilën e keni pasur para dhjetë ose më shumë vitesh, do ta keni shumë vështirë. Shumica e njerëzve trashen derisa hyjnë në moshë më të thellë, ndërsa metabolizmi më i ngadalshëm humbjen e peshës e bën edhe më të vështirë.

2. Shumë njerëz besojnë që peshën e tyre ideale do ta gjejnë, në grafikun e gjatësisë dhe peshës standarde. Shumë faktorë ndikojnë në përcaktimin e peshës ideale. Numrat në grafikun e indeksit të masës trupore (Body Mass Index - BMI) janë vetëm të përafërt dhe jo domosdo janë tregues i besueshëm të shëndetit.

3. Pesha ideale nuk është as pesha më e vogël të cilën keni pasur pas ndonjë diete. Fakti që jeni në dietë do të thotë që keni kthyer pjesën e masës të cilën e keni humbur dikur. Humbja e shpeshtë dhe shtimi në peshë mund të ndryshojnë kompozicionin e trupit, çka për rezultat mund të ketë humbjen e masës muskulore. Kjo më vonë ngadalëson metabolizmin dhe redukton mundësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak.

4. Njerëzit më së shpeshti besojnë që janë më të shëndetshëm sa më të dobët që janë. Kjo nuk është doemos gjithmonë e saktë. Hulumtimet shkencore kanë treguar që për reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, infarkti, diabeti dhe disa forma të kancerit është e mjaftueshme të humbet vetëm pesë për qind e masës trupore.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.