Mitet që kanë të bëjnë me martesën

16:13 / 17.08.2012
Dashuria është kyçe për një martesë të lumtur, por ajo shpeshherë nuk ka lidhje me keqkuptimet që të rinjtë kanë për dashurinë e vërtetë. Ja disa mite që kanë të bëjnë me martesën.

Martesat lidhen për dashuri
Shumë njerëz mendojnë se janë fort të dashuruar, por në fakt ata ndjejnë vetëm një epsh të fortë seksual, kanë frikë nga vetmia apo kanë nevojë që të zgjedhin dikë me të cilin kalojnë kohën. Për fat të keq, dashuria dhe romanca në shumicën e martesave me kalimin e kohës shpejt zbehet.

Dashuria romantike është bazë për martesë të lumtur
Romantika, të cilën shumica e zëvendësojnë me dashuri nuk është e nevojshme për një martesë të mirë. Forma e sinqertë e një martese të pjekur ndihmon në mbajtjen e një martese të fortë.

Shumica e çifteve martesore dashurohen
Dashuria në martesë dallon nga dashuria romantike, që keni në fillim të lidhjes. Bashkëshortët që janë në martesë më gjatë se tre apo katër vite rrallë në mënyrë spontane do t’i thoshin një personi të tretë se e duan.

Fëmijët i ndihmojnë martesës së brishtë
Disa njerëz provojnë që martesën e tyre ta shpëtojnë me lindjen e fëmijëve, por rrallëherë se kjo ka sukses.

Martesa shëron vetminë
Është e gabueshme bindja se martesa detyrimisht ju liron nga ndjenja e të qenit të vetmuar. Deri diku martesa jo e lumtur edhe e shkakton vetminë.

Grindjet tregojnë se martesa është jo e mirë
Nëse fjalosja përdoret në mënyrë kreative, mund të jetë nxitje në përparimin e martesës. Çiftet mësojnë të komunikojnë në mënyrë të hapur dhe ta kuptojnë se secili personalitet është ndryshe nga tjetri, e po ashtu mësojnë se fjalosja është e nevojshme, sepse mund të ndikojë në ndryshimet pozitive.

Martesa do të më bëj më të lumtur
Martesa nuk do të thotë detyrimisht lumturi. Nëse jeni të palumtur para martesës, do të ishte më mirë që problemin ta zgjidhni para se të lidhni kurorë. Martesa nuk është ilaç që mund t'ju lirojë nga dhimbjet. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.