Nëse jeni shumë të zënë, ndihmoni të tjerët

18:37 / 22.07.2012
Studimi i kryer në Universitetin Pennsylvania ka treguar që ilaçi më i mirë për njerëzit shumë të zënë - është t’i ndihmoni të tjerët.

Qëllimi i studimit ka qenë krahasimi i efektit të relaksimit dhe punës së dobishme për shoqërinë, ndërsa të anketuarit me përgjigjet e tyre kanë sugjeruar që ndihen më mirë dhe që kanë më shumë kohë për veten kur i ndihmojnë të tjerët.
Përveç që krijon iluzionin e kohës së lirë, shpenzimi i kohës në njerëzit tjerë forcon ndjenjën tuaj të efikasitetit dhe aftësisë, çka në fund ua ngre vetëbesimin.

Sipas udhëheqëses së studimit, Cassie Mogilner, mënyra në të cilën shpenzojmë kohën tonë ndikon në perceptimin tonë, prandaj sugjeron që në momentet kur ndjejmë që na mungon koha duhet të ndajmë të paktën pak për të ndihmuar të tjerët, duke ua dhuruar kështu kohën tonë.

Edhe pse në shikim të parë tingëllon paradoksale, pikërisht në këtë mënyrë do të keni iluzionin e kohës së lirë dhe do të ndiheni më mirë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.