Ndonjëherë distanca ndihmon

6:12 / 5.02.2013
Afërsia e tepërt në fillim të lidhjes mund të ndikojë negativisht në ditët e ardhme të saj. Nganjëherë distancimi i përkohshëm ndihmon në rikthimin e energjisë.

Edhe pse jeni marrëzisht të dashuruar, është normale që të ndiheni e mërzitur nga rutina e njëjtë. Dalja në të njëjtat vende, vizita e të njëjtave lokale dhe veprimet e njëjta që përsëriten shpesh mund t'ju bëjnë të ndiheni se lidhja po bëhet monotone.

Janë dy propozime tona për t'u larguar nga monotonia e përditshmërisë dhe për ta ndier mungesën e njëri-tjetrit, në mënyrë që më vonë të ndiheni të gatshëm për hapin tjetër në lidhjen tuaj.

Vizitoni të afërmit!
Merrni një kohë 'pushim' nga njëri-tjetri dhe largohuni për një kohë. Mund të vizitoni të afërmit, prindërit apo miqtë dhe të qëndroni disa ditë larg. Kjo do t'ju ndihmojë të mendoni kthjellët dhe të bëni gjëra të reja.

Shkoni në udhëtim!
Një udhëtim do të ndihmonte edhe për ju. Mund të pushoni dhe të largoni pak mendjen nga mendimet për jetën në çift. Sapo të "filloni të ndieni mungesën e partnerit, mund të ktheheni aty ku keni mbetur, por më energjik për shkak të ndryshimit të ambientit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.