Në një lidhje të mirë nuk ka vend për ego dhe standarde të dyfishta

10:54 / 15.03.2013
Në lidhje duhet kultivuar dashurinë dhe mbështetjen, duke i ofruar partnerit atë që pritni t'jua ofrojë ai juve.

Keni ardhur në shtëpi pas një dite të ngarkuar dhe, dhe nëse nuk doni, jeni shfryrë te partneri. Kjo ndodh shpesh, thonë ekspertët, sepse te më të afërmit e kemi më së lehti që ta shfryj më tërë zemërimin që na mblidhet gjatë ditës.

Por, është po ashtu e natyrshme që partneri të mos e kuptojë një sjellje të tillë, të paktën jo nëse është tepër e shpeshtë. Nëse kjo ju bën vaki edhe juve, atëherë gjithsesi tregoni partnerit se ai/ajo nuk është shkaktar/e e frustrimit tuaj dhe pranoni se keni pasur një ditë të vështirë.

Sapo ta bëni këtë, do të ndiheni më mirë, e zemërimi i partnerit do të shndërrohet në mirëkuptim ndaj jush. Herën tjetër, kur doni që të shfryheni përsëri, ndaluni dhe mendoni pak, merrni frymë thellë dhe i thoni partnerit se keni pasur ditë të keqe, duke e lutur paraprakisht që të mos ua shohë për të madhe nëse flisni me zë të lartë.

Mos lejoni që egoja të ndikojë në raportin tuaj!
Shpesh lidhja e dashurisë është vështirë të shihet në "pamjen e vërtetë", sepse emocionet mund ta mjegullojnë perceptimin. Por, ndjenjat mund të hetohen dhe të punohet rreth tyre, duke mos lejuar egon personale që ta pengojnë lumturinë tuaj si çift. Në lidhje duhet të punoni për qëllimet e përbashkëta. Në të kundërtën, secili prej jush bën një jetë të veçantë, e cila në fund i bëhet më se e mjaftueshme (merr fund lidhja).

Harroni standardet e dyfishta!
Lidhja duhet të jetë një strehë, ku partnerët mund të relaksohen dhe të harrojnë frikët. Më së shumti ka rëndësi që ta dini se nuk duhet të jeni të përkryer, duhet t'ia falni vetes kur keni ditë të keqe në punë dhe zemërimin ta zëvendësoni me mirëkuptim. Mos ia shihni vetes për të madhe nëse nuk arrini që t'i kryeni të gjitha obligimet. Po ashtu as partnerit mos ia shihni për të madhe nëse ka pasur ditë të keqe, apo nëse nuk është aq në formë.

Dashuria duhet kultivuar
Dashuria nuk është një gjë e gatshme, konstante, por ajo do punë. Ajo ushqehet me mirëkuptim, sinqeritet dhe falje të njëri-tjetrit. Mos lejoni që gjërat e parëndësishme t'jua shkatërrojnë lidhjen. Ju jeni ata që vendosni se në cilin drejtim do të shkojë lidhja juaj, e jo prindërit, apo të afërmit e tjerë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
13:27 / 19.05.2013
Emeli Sande, Foto: Getty Images

Emeli Sande dëshiron të jetë terapeute e muzikës

Këngëtarja britanike, Emeli Sande, do të kishte dëshirë që të jetë terapeute muzikore në të ardhmen.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.