Një bark i sheshtë arrihet kështu

17:15 / 21.04.2008

Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Ta demonstrojmë atë atëherë, ka për të qenë një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t'ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.

Por për të veshur llojet e ndryshme të veshjeve elegante duhet më parë të modelojmë trupin tonë. Dhe për të realizuar këtë duhen përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që nga ushqimi e deri tek gjimnastika, që nga kurat e ëmbla e deri tek masazhet. Atëherë mos humb kohë, por fillo të "punosh" me barkun.
Ç'duhet të bëni? Dhurojini barkut momente të këndshme relaksimi, servojeni pjatën e duhur për të. Përkëdheleni me produktet që ia keni vënë syrin, por mos harroni ushtrimet që i japin ton. Ja disa djallëzi të vogla dhe të mëdha për të pasur barkun më të bukur. Zgjidh ato që bëjnë në rastin tënd.

Je e dobët, por shpesh e ke barkun e fryrë

Ndodh edhe me ato që nuk kanë probleme me peshën: një pamje e thatë e kompensuar nga barku. Nuk bëhet fjalë për "dhjam", por për ajër që mund të hiqet qafe me ushqime të pasura me fibra dhe me ndonjë truk të vogël.

Efekti balonë?
Ke masën trupore 40 dhe aktivizohesh lehtë në veprimtari. Vesh gjithmonë pantallona, mini top të modës së fundit, pra gjithçka elegante. Por ka edhe ditë kur barku yt fryhet. Ngrihesh nga tryeza me një ndjenjë peshe të rëndë dhe pse ke ngrënë duke pickuar tek-tuk. Në raste të tjera përkundrazi të kthehet koliti, dhimbjet e barkut dhe kapsllëku ose ndihesh shumë problematike dhe vrapon vazhdimisht në banjo. Është për faj të stresit: nervozizëm, ankth, ndrydhje, inat. Nëse nuk e shfryen këtë stres mund të kalojë në aktivitetin e zorrëve. Kështu tretja ngadalësohet dhe ushqimet fermentohen në stomak dhe ai mbushet me ajër.

Ja ushqimet e duhura
Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e kafshëve (mishit): janë të rëndë për t'u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak, ngadalësojnë zbrazjen. Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrit shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. Është ideale ta fillosh ditën me një tas me drithëra. Ha një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, e domosdoshme për të riekuilibruar formën bakteriale të zorrëve.

Finokëri të vogla ditore
Ha katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Provo çajrat
Kundër fryrjeve së stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatit një çaj kamomili dhe portokallieje të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë dhe lëreni të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.

10 këshilla antibark

1. Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.
2. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.
3. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.
4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.
5. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.
6.
Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.
7.
Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe parapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç'kontrakton muskujt e barkut.
8. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.
9. Ha shumë fibra vegjetalë: të cilat i gjen në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.
10. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.