Nuk dëshiron seks me ju? Ja si tа zgjidhni problemin

23:43 / 18.02.2013
Mungesa e dëshirës seksuale është një nga problemet e sotme që shqetësojnë jo pak çifte. Po cilat janë shkaqet kryesore dhe si mund të zgjidhen?

Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: “Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh”. Çfarë e karakterizon këtë intimitet ndryshon nga personi në person?

1. Një shkak mund të jetë stresi, që rëndohet edhe më shumë nëse i shtohet tensioni, lodhja fizike e psikologjike, apo edhe përkujdesja për fëmijët. Mirëpo, edhe kjo e ka një zgjidhje me organizimin e ndonjë shëtitjeje, aktiviteteve të reja ose thjesht daljeje romantike për darkë, pa fëmijët, por vetëm ju si çift. Gjithsesi kërkoni të mos lodheni shumë edhe në këto aktivitete, për të ruajtur pak energji për në shtrat.

2. Gjithashtu, ankthi se mos nuk i pëlqeni më partnerit, apo që nuk kënaqni pritshmëritë e tij/saj, mund të sjellë rënien e epshit. Për më tepër, edhe monotonia në shtrat e shndërron seksin në një ritual të mërzitshëm, prandaj duhet ta mbani sa më aktive jetën seksuale, duke e nxitur me teknika, lojëra të ndryshme, ose edhe me ndonjë ëndërr të veçantë seksuale.

3. Në rrënjën e problemit, gjithsesi, shpesh gjenden shkaqe të lidhura me "stuhi hormonale". Sidomos te femrat, çasti i mëmësisë sjell përfshirjen e tepruar pas të sapolindurit, apo ndoshta edhe një depresion post-lindje. Kjo bën që të refuzojnë seksin edhe disa muaj pas lindjes. Në këtë rast është e këshillueshme të konsultoheni me një seksolog, apo edhe psikolog. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.