Numri ideal i partnerëve seksualë është…

1:14 / 15.09.2012
Rezultatet e një hulumtimi kanë zbuluar se numri ideal i ish-partnerëve, do të duhej të jetë 10.

Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat janë refuzuar nga partnerët potencialë, të cilët kanë patur më shumë se 10 partnerë në jetë dhe ata janë konsideruar si amoral, ndërsa ata që kanë pasur më pak se dhjetë partnerë, si të papërvojë.

Portali për njoftimin e partnerëve, SeekingArrangement.com, ka anketuar 1000 meshkuj dhe femra duke kërkuar numrin ideal të dashurve të tyre. Gjysma e femrave të anketuara, sikurse edhe 46 përqind e meshkujve kanë vlerësuar se 10 partnerë, është numër i kapshëm, ndërsa 36 për qind e femrave dhe 42 përqind e meshkujve preferojnë personat të cilët kanë përvojë më të pakët seksuale.

Megjithatë, shumica nuk duan të dinë për të kaluarën e partnerëve të tyre. Vetëm 35 për qind e femrave ishin kureshtare, ndërsa 65 për qind nuk kanë lypsur asnjë informacion. Tek meshkujt, kjo përqindje është më e theksuar - 70 për qind e tyre nuk duan të dëgjojnë fjalë për partnerët seksual të femrave të tyre.

Këto rezultate kanë zbuluar fakte interesante për marrëdhëniet në çift, sikurse edhe fakti se meshkujt tani janë më tolerantë ndaj amoralitetit. ”Mendoj se kjo shoqëri është më tolerante dhe më kurioze kur është seksi në pyetje. Sikurse kjo anketë të realizohej para 10 viteve, meshkujt, pa dyshim, do të donin të dinin më shumë për të kaluarën e femrave të tyre. Megjithatë, xhentëlmeni kurrë nuk pyet femrën për numrin e partnerëve me të cilët ka ndarë krevatin”, ka deklaruar Brandon “eitz, themeluesi i portalit.

Sido që të jetë, faktet flasin qartë: ekziston akoma një defirencë mbi numrin e ‘partnerëve në krevat’ të pasur nga burrat dhe nga gratë. Këtë e tregojnë edhe shumë studime tjera mbi jetën erotike të mashkullit dhe të femrës, që duket se konfirmojnë që meshkujt kanë një numër më të madh të të dashurave. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.